Investimet e huaja në rajon, Shqipëria ia kaloj Maqedonisë per nga niveli
Maqedonia po i humb konkurrentët për tërheqjen e investitorëve të huaj në lidhje me shtetet rajonale. Këtë e tregojnë rezultatet e kërkimeve që i ka bërë Këshilli i Investitorëve të Huaj “GFK” këtij vendi. Deri në 48 për qind të të anketuarve mendojnë se vendet fqinjë ofrojnë mundësi më të mira për investime. Burokracia e sistemit të gjykatës të përcjella nga shërbimet kadastrale janë ende pengesë për biznesin në Maqedoni. Mbi 40 për qind e të anketuarve kanë dhënë përgjigje negative për klimën e biznesit në Maqedoni, por gjithashtu në një përqindje të njëjtë janë shprehur se nuk kanë shpresa për përmirësimin e gjendjes ekonomike gjatë 12 muajve të ardhshëm. Të anketuarit kanë përmendur Shqipërinë si destinacionin më të preferuar për investitorët e huaj, ndërsa pas saj vijnë Serbia dhe Bullgaria. Kërkimi është bërë në periudhën 15-17 qershor të këtij viti, në bashkëpunim me “GFK-Shkup”.
OSSH-ë riparon defektin për 40 familje në Tiranë
Rreth 40 familje të pallateve “Hamzaraj” që ndodhen pranë ish-Uzinës Mekanike kanë mbetur dje pa energji elektrike për shkak të një defekti të shkaktuar nga djegia e një transformatori i cili është i vendosur në kabinën private të kompanisë ndërtuese. Për mirëmbajtjen e kësaj kabine duhej të interesohej vetë kompania ndërtuese, gjë që nuk ka ndodhur dhe defekti nuk është riparuar pikërisht për këtë arsye. Nisur nga ankesat e vazhdueshme të qytetarëve, të cilët kanë mbetur pa energji prej 24 orësh, nisur nga qëllimi kryesor për të furnizuar pa ndërprerje me energji të gjithë klientët e saj, “OSSH sh.a” vendosi të ndërhyjë duke realizuar zëvendësimin e transformatorit dhe riparimin e plotë të defektit me shpenzimet dhe mjetet e saj.
3 Korrik 2009