E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vodafone Albania” prezanton surprizat më të fundit të verës



“Vodafone Albania” vijon të sjellë surpriza përmes disa ofertave fantastike verore. Duke filluar nga data 1 korrik Vodafone jep një mundësi unike për të gjithë klientët e “Vodafone Club” për të folur non-stop me pjesëtarët e grupit, por edhe për të mos u shqetësuar kur telefonojnë numra të tjerë kombëtarë. Me këtë promocion të ri veror, të gjithë anëtarët e “Vodafone Club” mund të bëjnë të tyren paketën “Vodafone Club Non Stop” me vetëm 700 lekë (me TVSH) dhe të përfitojnë: 1) 1000 minuta për telefonata drejt anëtarëve të tjerë të “Vodafone Club”. 2) 30 minuta për telefonata drejt çdo numri tjetër kombëtar (fiks apo celular). Për të gjitha këto minuta klientët nuk do të paguajnë asnjë tarifë fillestare për telefonatë apo ndonjë tarifë tjetër të fshehur. Për të aktivizuar këtë ofertë gjithçka nevojitet për t’u bërë është të telefonohet 15112. Minutat e paketës do të jenë të vlefshme për 15 ditë pas datës së aktivizimit, ndërsa klientët mund të bëjnë të tyren një maksimum prej dy paketash të tilla në muaj. Minutat e paketës nuk janë të vlefshme për telefonatat në Roaming. Kjo ofertë është e vlefshme deri në 31 korrik 2009.
Përveç kësaj, “Vodafone Albania” ka prezantuar një skemë të re bonusi për telefonata, e cila i shpërblen abonentët me kohë bisede shtesë gjatë fundjavave të verës. Të gjithë klientët e “Vodafone Card” që zgjedhin këtë skemë nuk nevojiten të bëjnë asgjë tjetër veçse të vazhdojnë të përdorin telefonat e tyre si zakonisht, ndërsa shpërblimi me bonus kryhet automatikisht. Në momentin që ata shpenzojnë 200 lekë ose më tepër gjatë ditëve të javës (e hëne-e premte), Vodafone do t’i shpërblejë ata me kohë bisedore bonus me dyfishin e vlerës së shpenzuar gjatë javës, për ta përdorur në fundjavë për thirrje brenda rrjetit. Për të përfituar nga kjo ofertë abonentët e “Vodafone Card” nevojiten të dërgojnë një SMS bosh në numrin 15116. Ky SMS do të jetë falas dhe në momentin e regjistrimit do të merret një tekst konfirmues. Kjo ofertë është e vlefshme deri në 26 korrik 2009.

3 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›