Mungesa e parave, BSH apel Financave të kërkojnë ndihmë nga FMN-ja
Arka e shtetit është boshatisur pas fushatës dhe nuk ka para për pagat dhe pensionet. Bankat private i përgjigjen situatës me shtrëngim të kreditimit për ekonominë
Ervin KOÇI
Mungesa e parave në qarkullim në ekonominë e vendit, ka bërë që Banka e Shqipërisë të japë alarmin për një situatë të paqartë në të ardhmen e afërt. Për këtë qëllim, BSH-ja ka kërkuar këto ditë nga Ministria e Financave, që të marrë menjëherë masa për sigurimin e sasisë së duhur të likuiditetit, që sipas gjasave buxheti i shtetit nuk e disponon. Këtë muaj pritet që të nisë dhe shpërndarja më e fundit e pagave dhe pensioneve që kanë pësuar rritje, në një kohë që burime nga Ministria e Financave deklarojnë se “arka e shtetit gjendet në një vështirësi të pazakontë si pasojë e harxhimit të tepër gjatë fushatës zgjedhore”. Nga ana tjetër vet Ministria e Financave ka rritur presionin kohët e fundit ndaj BSH-së për të shtuar përqindjen e interesit për bonot e thesarit për ankandet më të fundit, si dhe sasinë e emetimit të tyre. Ndërkohë vet Guvernatori i BSH-së, Fullani, në daljet e tij më të fundit e ka vënë theksin tek situata e vështirë ekonomike e cila po përshkallëzohet. Duke parë situatën më të fundit dhe ecurinë e saj, Guvernatori i BSH-së ka sugjeruar gjetjen e partnerëve të sigurtë për qeverinë me qëllim sigurimin e ndihmave financiare për përballimin e krizës. Ai ka lanë të hapur kështu mundësinë e bashkëpunimit me FMN-në, në një kohë kur të gjitha vendet e rajonit janë duke bashkëpunuar ngushtë dhe duke përballuar krizën me ndihmat e saj. Kriza ekonomike po përshpejton edhe pse vëmendjen ndaj saj e ka sfumuar mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, që ende po privojnë shqiptarët nga kthimi në normalitet. Aktualisht ekonomia e vendit ka hyrë në gjysmën e dytë të vitit, e cila sipas ekspertëve parashikohet edhe si më e vështira, duke analizuar edhe faktorët që po ndikojnë në të. Deri tani, dy prej resurseve kryesore që mund të mbajnë në këmbë ekonominë e vendit, turizmi dhe të ardhurat e emigrantëve, nuk kanë dhënë impaktin e tyre. Për pasojë vendi po përballet me nevoja imediate të likuiditetit, ku të parët sektorë që do të ndjejnë këtë nevojë do të jenë ata të administratës publike, industria, ndërtimi, por edhe sektorët ku priten investime.
Volumi i kredisë
Volumi i kredisë së re e lëshuar nga bankat e nivelit të dytë, gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, është dukshëm më e ulët në krahasim me vitin e kaluar, gjë që tregon për vështirësi të shumta ekonomike të hasura nga shqiptarët. Sipas statistikave të BSH-së kredia e re në lekë e dhënë gjatë 5-mujorit 2009, ishte vetëm 35 miliardë lekë, rreth 23 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2008. Kredia e re në euro ishte vetëm 306 milionë euro, me rënie vjetore prej 37 përqindësh. Problemi më i madh qëndron në faktin se kredia në euro me afat maturimi mbi pesë vjet është tre herë më e paktë se një vit më parë dhe duke qenë se kredia afatgjatë është tregues i investimeve në ekonomi, tregon se vështirësitë mund të zgjasin edhe për shumë kohë. Treguesi i kreditimit në ekonomi është një faktor i rëndësishëm, pasi pasqyron kërkesën e brendshme. Ekonomia shqiptare ka shijuar rritje të kreditimit me mbi 50 për qind në vit gjatë pesë viteve të fundit, por kriza e fundit financiare, tkurri depozitat në bankat shqiptare, rriti numrin e kredive të këqija dhe i detyroi bankat të përzgjedhin më me kujdes klientët e vet.
Të dhënat mbi kreditimin në maj vënë në dukje gjithashtu se për herë të parë në një dekadë, portofoli i kredisë së bankave është në rënie. Banka e Shqipërisë raportoi një rritje minimale prej më pak se 1 përqindësh për tremujorin e parë, ndërsa tendenca rënëse vërehet se ka vijuar edhe në dy muajt e fundit.
Interesat në rënie
Interesat e kredive u zbutën disi si për euron, ashtu edhe për lekun gjatë muajit maj, por në krahasim me një vit më parë, interesat e lekut janë rritur ndërsa ato të euros kanë njohur rënie të konsiderueshme, bën të ditur arkiva statistikore e Bankës së Shqipërisë. Interesi i kredive afatshkurtra në lekë ra në 11.81 për qind gjatë majit, ose 94 pikë bazë më pak se në prill. (100 pikë bazë = me 1 për qind). Kredia afatgjatë në lekë ishte 98 pikë bazë më e lirë ose 13.44 për qind. Kredia afatshkurtër në euro u shtrenjtua me 75-91 pikë bazë në krahasim me prillin, por kredia afatmesme u ul me deri 2.81 për qind. Kredia me afat maturimi mbi pesë vjet kushtoi në maj mesatarisht 7.7 për qind, ndërsa ajo afatshkurtër kushtoi 9.1 për qind. Interesat e kredive në euro nuk e kanë reflektuar në raport të drejtë zbutjen e politikës monetare nga ana e Bankës Qendrore Europiane, ndërsa interesat e lekut janë rritur veçanërisht për shkak të huamarrjes së konsiderueshme të qeverisë gjatë muajve të fundit. Interesat e kredive në lekë kushtëzohen jo nga norma bazë e interesit që përcaktohet nga Banka e Shqipërisë, por nga norma e interesit e bonove të thesarit. Këto të fundit kanë shënuar nivelin prej 9.3 përqindësh gjatë muajit të fundit, niveli më i lartë që nga viti 2004. Për pasojë, edhe interesat e kredive në lekë kanë njohur vetëm rritje, gjë që rëndon si kredimarrësit e rinj ashtu edhe një pjesë të kredimarrësve ekzistues, kontratat e të cilëve sanksionojnë si normë referuese interesi, bonot e thesarit.
3 Korrik 2009