Ligji i ri, klienti që ruan faturën tatimore i rimbursohet një pjesë e shpenzimeve
Skema e re e Financave e parashikon kompensimin në fund të vitit. Ligji synon kontroll fiskal për të ardhurat dhe shpenzimet e çdo individi
Ervin KOÇI
Individët që pretendojnë të reduktojnë një pjesë të shpenzimeve të tyre për festat e fund-vitit, këtë gjë nuk kanë pse ta bëjnë më vetëm duke kursyer. Ministria e Financave duket se ka menduar seriozisht për këtë, duke u propozuar të gjithë shtetasve që kur të bëjnë blerje të ndryshme të kërkojnë dhe ruajnë faturat tatimore me TVSH-ë. Edhe pse mund të duket si e pabesueshme, këto fatura mund të ruhen dhe në fund të çdo viti shteti u rimburson konsumatorëve një pjesë të TVSH-së. Kjo do të realizohet nëpërmjet një projektligji të ri për të ardhurat personale që ka nisur të diskutohet nga ekspertët e financave dhe më pas nga parlamenti i ri që do të dalë prej zgjedhjeve të 28 qershorit. Ligji i ri fiskal ka të bëjë me shpenzimet dhe të ardhurat e individëve, në një kohë që vënia e tij në zbatim synon edhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal në ekonomi. Ashtu siç ndodh edhe në disa shtete të fuqishme ekonomike, shpenzimet e kryera gjatë vitit rimbursohen në fund, pas dorëzimit të faturave, që individi ka mbledhur. Skema e re fiskale për individët detyron në këtë mënyrë dhe të gjitha bizneset që të përdorin faturat fiskale me TVSH-ë, në të kundërt do të përballen me klientin në rastet e blerjes së një malli apo shërbimi. Ekspertët e Ministrisë së Financave që e kanë studiuar me kujdes këtë skemë, janë tashmë duke diskutuar nivelin e rimbursimit të faturës së mbledhur nga konsumatori, veprim që do të kryhet në fund të çdo viti. Pak kohë para zgjedhjeve, edhe ministri i Financave deklaroi për herë të parë se po përgatitet një skemë e re, në bashkëpunim me ekspertët e huaj, në mënyrë që të ulë informalitetin në vend dhe monitorimin e çdo të ardhure për familjet. Në këtë aspekt ai iu drejtua shembujve të vendeve të BE-së, ku skema e rimbursimit për klientin ka kohë që funksionon duke eliminuar në maksimum evazionin.
Modeli perëndimor
Shumë individëve u ka ndodhur që shpenzimet e kryera në një shtet të huaj, ti rimbursohen në masën e TVSH-së, gjatë momentit të kalimit në kufi. Ato shtete që e aplikojnë skemën e kthimit mbrapsht të një pjesë të taksës, stimulojnë konsumatorin që t‘i kërkojë shitësit faturën. Modeli i ri, jo vetëm që ul informalitetin në vend, po e bën më transparent procesin e verifikimit të pasurisë. Aktualisht, në vendin tonë, pjesa dërrmuese e konsumatorëve nuk e ruajnë faturën, kurse të tjerë ose nuk e marrin ose shitësi s‘ua jep.
Funksionimi i ligjit
Çdo individ do të pajiset me një kod fiskal, sikundër ndodh me bizneset, në bazë të cilit do të kryhen veprimet e rimbursimit të Taksës për Vlerën e Shtuar. Rreth një vit e gjysmë më parë, qeveria miratoi një ligj të ri "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë". Mes të tjerave, ligji parashikonte edhe procedurën që duhet të ndiqte konsumatori në momentin kur paguante produktin apo shërbimin. Në njërin nga nenet thuhet se, konsumatori duhet ta marrë dhe ta ruajë faturën, të paktën deri në distancën 30 metra nga vendi që ka blerë produktin. Në të kundërt, thotë ligji "Për procedurat tatimore", tatimori i vendos gjobë 1 mijë lekë individit që nuk mban faturën. Masa e re e futur në ligj parashikonte të rriste shkallën e kulturës për ruajtjen e faturës, por që në fakt ndodhi e kundërta. Paralel me këtë, edhe nga tatimet nuk është dëgjuar ndonjë rast të jetë penalizuar konsumatori vetëm se nuk mori faturën apo s‘e ruajti atë. Në këtë rast, qeveria po mendon një tjetër skemë, që i detyron të dyja palët, shitës dhe blerës, që të fusin në raportin e tyre përdorimin e faturës. Njëra palë, konsumatori është i detyruar të kërkojë kuponin, në mënyrë që të ketë të drejtë të kërkojë në fund të vitit rimbursimin e një pjesë të TVSH-së së paguar, kurse shitësi me të drejtë e shet mallin me vlerën e shtuar, duke ia shkarkuar blerësit. Në këtë mënyrë formohet një rrjet zinxhir i pagimit të TVSH-së dhe askush nga palët nuk mund të ankohet për shitja e mallit pa faturë.
Skema e Financave, kontroll pasurie çdo individi
Sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, ajo qeveri që në vjen në pushtet duhet të planifikojë një skemë të re që rrit kontrollin ndaj shpenzimeve të çdo individi. Modeli ri që kërkon të aplikojë Ministria e Financës, cilado forcë politike të vijë në pushtet, ndihmon pa dyshim strukturat përkatëse shtetërore që të kenë kontroll më të lehtë ndaj transparencës së të ardhurave për çdo individ. Duke parë të ardhurat nga paga apo nga aktivitete private dhe mbledhja e faturave për shpenzimet e bëra gjatë vitit, tatimet do ta kenë të lehtë të mësojnë burimin e financimit dhe kapacitetin real financiar të çdo individi.
3 Korrik 2009