Zgjedhjet, Kolegji Zgjedhor do të japë verdiktin për fituesin
Si do të shqyrtohen në Kolegjin Zgjedhor kontestimet e subjekteve zgjedhore. Kolegji Zgjedhor duhet të japë vendimin brenda 10 ditëve nga bërja e ankimimit
Shaban Sulçe
Duket se vendimet e Kolegjit Zgjedhor do të japin verdiktin përfundimtar për fituesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Të paktën katër zona të nxehta zgjedhore, ku luhet fati i katër mandateve që përcaktojnë maxhorancën e ardhshme, pritet që të çohen për apelim në Kolegjin Zgjedhor nga palët që kontestojnë rezultatin dhe anomalitë e ndodhura në procesin e numërimit të votave. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor do të jenë përcaktuese edhe për vetë faktin se për kontestimet që kanë palët për rezultatin, KQZ-ja do të jetë e paaftë të marrë një vendim. Kjo për vetë faktin se vendimet e KQZ-së duhet të merren me shumicën 5+2, por në kushtet kur ky institucion po funksionon thjesht si instrument politik, konsensusi në këtë pikë duket mjaft i largët, duke qenë se opozita ka 3 anëtarë, ndërsa maxhoranca katër anëtarë.
Kolegji
Sipas Kodit, subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankimim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë kundër vendimeve të KQZ-së kur ato cenojnë interesat e tyre të ligjshme. Ankimimet e subjekteve politike duhet të paraqiten në Gjykatën e Apelit, Tiranë, e cila ia kalon ato Kolegjit Zgjedhor. Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankimim në Kolegjin Zgjedhor për mosmarrje të vendimit brenda afatit ligjor nga KQZ-ja. Në këtë rast Kolegji Zgjedhor nuk e gjykon çështjen në themel dhe, kur pranon kërkesën, vendos detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim. Subjektet zgjedhore duhet të paraqesin ankesën e tyre pranë Kolegjit Zgjedhor në formën e kërkesëpadisë, e cila duhet të përmbajë: të dhënat për identitetin e paditësit, tregimin e palës së paditur, tregimin e palëve të interesuara (palë të interesuara janë palët pjesëmarrëse në shqyrtimin administrativ pranë KQZ-së), objektin e kërkimit, bazën ligjore, përshkrimin e shkeljes së pretenduar dhe pikat e vendimit të KQZ-së, të cilat ankuesi kundërshton si dhe faktet, argumentet dhe dispozitat ligjore ku mbështetet ankimimi. Sipas Kodit, kërkesëpadia duhet të depozitohet në aq kopje sa është numri i palëve në proces, si dhe shoqërohet me kopjen e vendimit të KQZ-së dhe, sipas rastit, me kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit. “Palët në procesin e shqyrtimit gjyqësor të kërkesëpadisë kanë të gjitha të drejtat procedurale që parashikohen në Kodin e Procedurës Civile, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në këtë Kod. Provat e administruara nga KQZ-ja gjatë shqyrtimit administrativ sillen prej saj në gjykim, pavarësisht nga kërkesat e palëve për to. Mungesa e njërës palë gjatë procesit nuk përbën pengesë për vazhdimin e gjykimit nga ana e Kolegjit Zgjedhor, përveç rastit kur Kolegji vendos ndryshe”, - thuhet në Kodin Zgjedhor.
Vendimet
Në varësi nga çështjet në shqyrtim, Kolegji Zgjedhor vendos për pushimin e gjykimit, për gjykimin e çështjes në themel ose detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim. Pushimi i gjykimit vendoset kur Kolegji Zgjedhor konstaton se ankimimi është paraqitur jashtë afateve të përcaktuara në këtë Kod ose për mungesë kompetence. Kur Kolegji Zgjedhor vendos mungesën e kompetencës, ia dërgon çështjen organit kompetent. Me gjykimin e çështjes në themel, Kolegji Zgjedhor vendos pranimin e plotë apo të pjesshëm të padisë ose rrëzimin e plotë apo të pjesshëm të saj. Kolegji Zgjedhor vendos detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim, në zbatim të pikës 2 të Nenit 145 të Kodit. Në këtë rast, Kolegji Zgjedhor cakton afat të prerë për marrjen e vendimit jo më të gjatë se 10 ditë. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i formës së prerë. Ndaj tij nuk bëhet ankimim. Kolegji Zgjedhor është i detyruar të zbardhë vendimin jo më vonë se tri ditë nga data e dhënies së tij.
8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor
Astrit Kalaja
Dhurata Haveri
Entela Prifti
Marie Qirjazi,
Meriban Mullaj
Petraq Koço
Sashenka Jonuzi
Tom Ndreca
3 Korrik 2009