Investimet gjermane, impiant të përpunimit të ujërave në Shkodër

Është inaguruar në Shkodër fillimi i punimeve për ndërtimin e impiantit të përpunimit të ujërave të bardha dhe të zeza në zonën e Shirokës. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm personalitetet më të larta të pushetit vendor, ndërkohë që në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeparlamentarja Topalli dhe ministri i ekonomisë së Gjermanisë Dirk Niebel, të cilët prenë edhe shiritin e inagurimit të këtij investimi të rëndësishëm jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë rajonin. Gjatë fjalës së tij minIstri Niebel ka deklaruar se gjermania do të vijoJë të investojë në Shqipëri.
Nga ana tjetër kryepalamentarja Topalli theksoi rëndësinë e këtij investimi.
“Ky projekt është një vlerë e shtuar e programit madhështor për Shkodrën. Nëpërmjet programit të madh synojmë investime mbi tre çështje thelbësore; mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve shkodranë dhe turistëve të shumtë që vijnë në këtë qytet të mrekullueshëm, mbrojtjen e liqenit të Shkodrës, të këtij oazi me vlera natyrore që na ka falur Zoti, si dhe do të garantojmë fqinjësi të mirë e të shëndetshme me Malin e Zi nëpërmjet ujerave te pastër e të pasur” theksoi Topalli.
Impianti i përpunimit kap shifrën e 16 mln eurove financuar nga qeveria gjermane austriake dhe zvicerane, të cilët pritet të kenë impakt edhe në pastrimin e ujërave të liqenit të Shkodrës.