Shkodër, Berisha: Shqipëria, superfuqi në rajon

Linja e interkonjeksionit Tiranë-Potgoricë, tashmë është një realitet në sistemin energjik shqiptar. Ky fakt është pohuar gjatë ceremonisë së inagurimit të kësaj linjë nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Malit të Zi dhe ministrit gjerman Dirk Niebel.
Gjatë kësaj ceremonie kryeministri Berisha i ka shprehur mirënjohjen e thjellë qeverisë gjermane dhe në mënyre të veçantë kancelares Angela Merkel, për ndihmën që ky shtet i ka dhënë Shqipërisë për ndërtimin e kësaj linje të rendësishme.
Nga ana tjetër, kryeminsitri Berisha ka deklaruar se Shqipëria i ka tashmë të gjitha mundësitë për të qenë një supërfuqi e vogël në rajon.
Linja e interkonjeksionit 40 KW (kilovolt) Tiranë-Podgoricë pritet të japë efektet e saj pozitive në sistemin energjitik shqiptar, në mënyrë të veçantë në import-eksportin e energjisë elektike mes vendeve të rajonit.