Basha: Plani i detajuar urbanistik i Tiranës, të vlerësohet prona private
Tiranws Lulwzim Basha. Duke iu referuar premtimeve tw tij, ky plan pritet tw pwrfundojw bernda vitit tw parw tw mandatit tw tij. Ky plan urbanistik ka në qendër zhvillimin e qytetit sipas konceptit të Tiranës policentrike, të një Tirane që ka mjaftueshëm hapësira të gjelbëra. “Zonat policentrike të qytetit duhet të zhvillohen sipas filozofisë ku jo çdo kush konkurron për të marrë ndërtimin e një pallati shumëkatësh, por ku të gjithë shohin se si prona e tyre private vlerësohet në një mënyrë të drejtë. Plani urbanistik do të ketë në qendër një sistem infrastrukturor modern, që do të bazohet mbi unazën e madhe të Tiranës, si mekanizmi kryesor me të cilin do të lidhen arteriet e tjera kapilare të qytetit. Plani infrastrukturor do të ketë në qendër të zhvillimit një sistem tramvaji, jo si një simbol, por si mënyrë eficente për një linjë të dedikuar, e cila jo vetëm i mbijeton trafikut, por edhe ndihmon lehtësimin e tij, është ekologjikisht i pastër dhe ka kapacitete të mëdha të transportit. Kjo linjë po kështu do të përvijohet me akset kryesore të zhvillimit të qytetit, Lindje-Perëndim dhe Jug-Veri.