Frankfurt, nis më 31 gusht seanca ndaj Arid Ukës

Arid Uka, 21-vjeçari kosovar i cili qëlloi për vdekje 2 ushtarët amerikanë në Frankfurt do të dalë para gjyqit në mund të muajit gusht.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane të cilat theksojnë se Gjykata Shtetërore në Fraknfurt ka vendosur që gjykimi i Arid Ukës do të nisë më 31 gusht dhe se pritet të përfshijë dhjetë seanca gjyqësore, së bashku me dëshmitë e ushtarëve të plagosur dhe të ekspertëve psikiatrikë.
Uka akuzohet me dy akuza për vrasje dhe tre për tentim-vrasje, në lidhje me sulmin e 2 marsit. Nëse shpallet fajtor, ai do të dënohet me burgim të përjetshëm.
Autoritetet thonë se i pandehuri ka pranuar se ka dashur të vrasë ushtarë amerikanë, për shkak të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Afganistan.