Investimet ne veri te Kosoves

Qeveria e Kosoves eshte e vendosur te zbatoje planin e saj per investime ne veri te Kosoves. Zbatimi i ketij plani do te filloje qysh javen e ardhshme dhe shuma e pare do te jete 400 mije euro nga pese milione sa parashihet te investohen ne kete rajon te banuar me shumice serbe. Fondet e para do te investohen ne rregullimin e infrastruktures rrugore ne ndricim publik dhe ndihma familjeve me gjendje te rende sociale. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Zevendeskryeministri i Kosoves Rame Manaj thote se qeveria e Kosoves ka kohe qe ka hartuar stategjine per veriun e Kosoves dhe pjese e kesaj strategjie jane edhe keto investime.
Me shume investime per permiresim te jetes se ketyre qytetareve dhe per ngritje te mireqenies se tyre ne menyre qe kjo te ndikoje dhe do te ndikoje padyshim te qytetaret per ta njohur per ta pranuar dhe per tu integruar ne realietin e ri te krijuar ne Kosove thote Rame Manaj.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryeministri i Kosoves Rame Manaj
Ivanoviq Investimi i qeverise se Kosoves te serbet vetem sa ngjall dyshime shtese
Plani i investimeve te qeverise se Kosoves ne veri te vendit nuk eshte mirepritur ngaperfaqesuesit e serbeve te veriut. Sekretari i shtetit per Kosoven ne qeverine e Serbise Oliver Ivanoviq thote se investimi i qeverise se Kosoves te serbet vetem sa ngjall dyshime shtese.
Une mendoj se nese qeveria e Kosoves vertete deshiron qe te ndihmoje bashkesine serbe duhet te shfrytezoje ndermjetesimin. BE-ja me mjetet e saj duhet te ndihmoje bashkesine serbe ashtu sic ka bere deri tani me ndihmat qe i ka dhene shqiptareve te Kosoves thote Oliver Ivanoviq.
Nuk ka permiresim ne nje afat te shkurter dhe as ndryshimi momental i qendrimit nuk mund te riktheje besimin. Deri tek besimi arrihet ne nje afat me te gjate kohor dhe shkaterrohet per nje kohe te shkurter. Ne tani jemi ne nje gjendje te besimit te shkaterruar prandaj ndihma prej disa miliona eurosh nuk eshte dicka qe do te mund te ndryshonte mendimin e serbeve per qellimet e mira ose te keqija te shqiptareve te Kosoves thote Oliver Ivanoviq. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Investimet e qeverise se Kosoves ne veri te vendit po behen krahas pergatitjeve per krijimin e komunes se veriut te Mitrovices e parapare ne planin e Marti Ahtisarit. Qeveria e Kosoves se bashku me zyren civile nderkombetare tashme kane krijuar ekipin pergatitor per krijimin e komunes se Mitrovices mirepo akoma nuk jane ne gjendje te thone se kur do te caktohet data e mbajtjes se zgjedhjeve. Komuna e re e Mitrovices do te kete fond te vecante. Kater komuna te reja serbe ne rajone tjera te Kosoves tashme jane krijuar ne baze te planit te Marti Ahtisarit ndersa ka mbetur vetem veriu i Mitrovices rajoni ku akoma institucionet e Kosoves nuk po mund te shtrijne te plote autoritetin e tyre.
Autor Bekim Shehu.
Redaktoi Angjelina Verbica