Investimet per argjinaturat e Nenshkodres kapin shifren e 15 mln eurove

Investimet ne ndertimin e argjinaturave ne zonen e Nenshkodres, kapin shifren e 15 mln eurove. Sipas zv/ministrit te Mjedisit Demeti, me keto investime sigurohet zona e Nenshkodres dhe nuk ka rrezik per perseritjen e situates se vitit te kaluar.
Zv/ ministri I Mjedisit, Arben Demeti, ka deklaruar se investimet e këtij viti garantojnë zonën e Nën-Shkodres. Sipas Demetit ndërtimi I argjinaturave të reja garanton se ujërat edhe në nivelin e vitit të kaluar nuk do mund të rrezikojnë shkatërrimin e argjinaturave .
Ai shprehet se po punohet në planin afat shkurtër që është edhe post emergjenca që deri tani ka përfunduar plotësisht. Në bashkëpunim me Bankën Botërore që ka akorduar një fond prej 1 mln dollarë, ka nisur hartimi i një projekti studimor për rehabilitimin e gjithë zonës së nënshkodres.
Deri tani, në zonen e Nënshkodres është investuar me një fond prej 15 milion eurosh për ndërtim argjinaturash, pritash dhe ngritje të kuotave në brigjet e Lumit Buna me qëllim shmangien e përmbytjes. Nga ana tjetër pritet që të nisë të zbatohet edhe projekti për rikthimin e lumit Buna në lumë të lundrueshem.