Berisha Buxheti ka shkuar per interesat e qytetarit per rruge e rritje pagash dhe pensionesh
Ndërsa qeveritë e tjera futen gërshërët në llogaritë e qytetarëve, qeveria shqiptare derdhi në llogaritë e qytetarëve, një pjesë të buxhetit.
Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë fjalës që mbajti sot në seancë plenare gjatë debatit të zhvilluar mes deputetëve për miratimin e buxhetit faktik 2010.
“Qeveria është e vetëdijshme se investimi tek njeriu është investim kryesor, prandaj ndërmori rritjen e pagave dhe duke ditur se ka familje që po vuajnë në varfëri.
E kjo rritje erdhi, kur të tjerët pakësuan pensionet me 40 për qind dhe zvogëluan rrogat.
Kjo qeveri, e një vendi të vogël, rriti rrogat dhe pensionet, por ç’është ky negativizëm, nuk keni ju pensionistë në elektorat. Ne jemi socialistë të vërtetë, jo ju”, iu është drejtuar ai deputetëve të opozitës.
“Keni patur një fond prej 50 mld lekësh, kam qenë këtu dhe pyesja se ku i çoni parat e shqiptarëve. Në rrogat e larta të zyrtarëve, në rrugë të pashtruara. Por pyesni sot mjekët dhe infermierët që kujdesen për të gjithë, që u janë rritur pagat. Si u bën zemra që të votoni kundër buxhetit. Ju votoni kundër rritjes së pensioneve”, shtoi ai kritikat ndaj të majtëve në parlament.
Sipas tij, fytyra njerëzore e qeverisjes është shtylla kryesore e buxhetit, shtylla e parë e tij.
“Po ndërtojmë rrugë për shqiptarët, po ndërtojmë rruguat e tyre. Por me se ndërtohen ato? Ju nuk mund të shtroni pyetjen se ku shkojnë paratë. Se paratë e shqiptarëve po shndërrohen në rrugë. Kemi ndërtuar rrugët më të mira, kemi investuar në pika turistike, të gjitha paratë shkojnë në interesat e çdo qytetari shqiptar”, përfundoi Berisha.