“Investimet private drejtojini edhe në fushën e bujqësisë”
16/08/2010 Kryeministri takohet me biznesmenë të qarkut të Vlorës
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga biznesmenët e qarkut të Vlorës që të investojnë në sektorin e bujqësisë. Gjatë një takim në Llogora me biznesmenë të Vlorës kreu i qeverisë theksoi se biznesmenët duhet të vlerësojnë investimet private edhe në fushën e bujqësisë për projektin e ullirit apo të investimeve për rritjen e agrumeve, duke i garantuar se qeveria është e gatshme t’i subvencionojë. Duke u ndalur në ecurinë e ekonomisë së vendit, Berisha citoi raportin e Drejtorisë së Përgjithshme për Ekonominë dhe Financat të Komisionit Europian, ku thuhet se rritja ekonomike e Shqipërisë është rritje e bazuar në investime. Kryeministri theksoi se nëpërmjet investimeve të mëdha qeveria është përpjekur të lehtësojë klimën dhe kushtet e biznesit. Berisha ka vlerësuar si një ndër reformat më të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria atë të mbështetjes dhe lehtësimit të biznesit dhe investimeve si transformimi rrënjësor i Albinvestit në Agjenci të Investimeve që funksionin thuajse me parimin “one stop shop”. “Ne kemi regjistruar disa arritje të mëdha në klimën e biznesit. Për mua një arritje e jashtëzakonshme është që në regjistrimin e biznesit sot Shqipëria është 27 pikë para mesatares së vendeve të OECD-së, grupi i vendeve më të zhvilluara në botë. Por edhe në investimet në sektorë Shqipëria në raportin e fundit të MIGA-së, IFC-së dhe Bankës Botërore vendoset 7 pikë mbi mesataren e këtyre vendeve”, - theksoi kryeministri. Ai nënvizoi se së shpejti do të konkretizohet reforma e inspektorateve, duke sjellë reduktimin e numrit të tyre nga 36 në 11 të tilla. Ai tha se vetëm në qarkun e Vlorës nga viti 2006 e deri më sot janë në përfundim 670 milion euro investime. Duke mbetur te qarku i Vlorës, kryeministri bëri me dije se tashmë ka përfunduar projekti dhe vitin e ardhshëm fillon ndërtimi i by-pass-it të Vlorës, i cili do ta drejtojë trafikun veror drejt bregu, duke lehtësuar në këtë mënyrë trafikun në qytet. Gjithashtu ai tha se qeveria do të mbështesë edhe projektin e unazës së qytetit. Berisha ka kujtuar potencialet e mëdha turistike të Vlorës.