E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers:Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë, të forta

Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë janë shumë të forta dhe ato po shkojnë drejt një forcimi edhe më të madh. Ka qënë kjo deklarata e fundit e ambasadorit amerikan në ikje, John Uithers vetëm pak minuta para se avioni i tij të ngrihej nga Rinasi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Eksluzivisht për "Ora News", ambasadori në ikje ka vlerësuar cilësitë e popullit shqiptar
si sinqeritetin, integritetin dhe përkujdesjen. Duke vlerësuar marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë, Uithers tha se pavarësisht se kemi shpesh herë opinione të ndryshme lidhja midis dy popujve është shumë e veçantë. John Uithers përfundoi misionin e tij në Tiranë pas qëndrimit tre vjeçar si përfaqësuesi më i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Largimi i ambasadorit amerikan do t'i hapë rrugë ardhjes së përfaqësuesit të radhës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›