Investimet strategjike, debat mes pozitës dhe opozitës në Kuvend

Investimet strategjike, vijojnë të jenë objekt debati mes pozitës dhe opozitës në Kuvend. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaron se portet dhe aeroportet janë investime strategjike të vlerësueshme.
Zoti Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, nuk i kurseu kritikat ndaj opozitës, duke nënvizuar se “opozita nuk duhet t’i hyjë debatit për çmimet e fluturimeve, pasi nuk krahasohet me kohën kur opozita ka qeverisur”.
“Është zhvilluar një debat, që më mirë është që opozita të mos i hyjë. Është debat që u intereson qytetarëve. Mos hyni në debat për çmimet e biletave. Jam i detyruar ti krahasoj me kohën kur keni qenë ju në qeveri. Nuk bëhet fjalë, është botë tjetër komplet. Difersifikimi, apo numri i fluturimeve është një tjetër çështje. Tirana u shpall si vendi me fluks të lartë fluturimesh. 107 fluturime në ditë. Para 10 vitesh ishin 10 fluturime në ditë. Tani mos u habisni sepse edhe çmimet janë më lirë. Për aeroportin e Kukësit, mos gaboj, ka qenë aty. Ne kemi qenë nga ’97 në 2005 në qeveri. Aeroporti përfundoi diku nga mesi i vitit 2001. Nuk u bë dot gati në atë kohë. Aeroporti i Vlorës nuk ishte në imagjinatë, por besoj se do të hapet më shpejt se afati i përcaktuar. Shumë shpejt do të jemi me tre aeroporte”, deklaroi Balla.
/rtsh.al/