Presidenti i KE-së, Michel: Javës që vjen do të ketë ngjarje pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e V., për në BE

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, paralajmëron ngjarje pozitive gjatë javës së ardhshme, sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE.
“Bashkimi Evropian është shumë i përkushtuar që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të fillojën negociatat për anëtarësim. Po bëhen të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për palët. Jam i bindur se së shpejti do të ketë një zhvillim shumë pozitiv, që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin.”- tha Michel, gjatë takimit në Ohër me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski.
Në rastin e Maqedonisë së Veriut, Bullgaria ka vënë bllokadë, për shkak të disa kundërshtive mes dy vendeve, që lidhen me gjuhën dhe identitetin. Për pasojë, edhe Shqipëria ka mbetur pas, sepse disa shtete të BE-së nuk duan që ajo të ndahet nga paketa me Maqedoninë e Veriut.
/rtsh.al/