E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet strategjike në turizëm, 90 mijë metra katrorë pronë shtetërore me tarifë 1 euro në Durrës

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Qeveria ka miratuar vënien në dispozicion të 90 030 m² pasuri të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale 1522, në Bashkinë Durrës, për mbështetjen e një investimi strategjik në fushën e turizmit.

Sipas vendimit, pasuritë shtetërore nr. 178/44, nr. 152/43 dhe nr. 182 do të vihen në dispozicion të shoqërisë “OMNIX ALBANIA”, sh.p.k., në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.

Për këtë qëllim është miratuar edhe lidhja e marrëveshjes së përdorimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe shoqërisë “OMNIX ALBANIA”, me tarifë simbolike 1 euro.

Vendimi ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe shoqërinë “OMNIX ALBANIA”, sh.p.k., me zbatimin e tij.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›