Investimi, 80 milionë lekë për hekurudhën nga buxheti
29/01/2009 “Plaken” 24 lokomotivat
Fondi i investimit për vitin 2009 nga buxheti i shtetit për Drejtorinë e përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare është 80 milionë lekë. Kjo shumë do të shpenzohet në investime për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore si dhe në rritjen e disponitetit të mjeteve. Sipas drejtorit Zamir Ramadani, krahasuar me një vit më parë hekurudha ka marrë 12 për qind më shumë fonde. “Nga kjo shumë, 60 milionë lekë do të përdoret për të mbyllur projektet kryesore në infrastrukturën hekurudhore, kurse 20 milionë lekë për rritjen e disponitetit të mjeteve”, - tha drejtori. Sipas tij, kjo drejtori mbikëqyr dhe administron plotësisht shërbimin hekurudhor në një gjatësi prej 450 km linjë kryesore dhe rreth 2 300 km të tjera në linjë dytësore. Ramadani theksoi se hekurudha ka nevojë të ngutshme për të blerë lokomotiva dhe vagonë si për mallra edhe për udhëtarë. Edhe pse inventari i saj në këtë drejtim është deri diku i pasur, një pjesë e konsideruar e këtij inventari është i amortizuar nga përdorimi në vite. Konkretisht hekurudha ka 60 vagonë për udhëtarë dhe 220 vagonë të tjerë për mallra, por në gjendje të mirë teknike. Po kështu 24 lokomotivat kanë nevojë për kapital, ndërkohë që disa prej tyre tashmë kanë mbushur “moshën”. Fakti se hekurudha dhe shërbimi kryesisht i linjës së udhëtarëve është deklaruar me humbje dhe mbahet me subvencione shteti, e ka vënë hekurudhën në kushte vështirësi për të mbijetuar me numrin e punonjësve që ka pasur. Sipas shifrave që ka ofruar Drejtoria e HSH sh.a mësohet se subvencioni ka kapur shifrën 4 milionë dollarë e ka shtyrë administratën të kërkojë rrugë ndryshme për të mbijetuar.