E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodër Vila nuk është zonë informale

29/01/2009  Reagon pas rrëshqitjeve të dherave kryebashkiaku Dako: Kemi projekte gati

Familjarët nuk kanë asnjë shpresë për të përfituar legalizimin e banesave

DURRES- Një ditë pas rrëshqitjes së dheut në pjesën jugore të kodrës së qytetit, rrëshqitje që ka provokuar katastrofë së paku për 3 banesa familjare, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit ka pohuar se zona në të cilën ka ndodhur edhe rrëshqitja e dherave për shkak të përbërjes së tokës dhe pjerrësisë së kodrës së zhveshur, nuk është zonë informale. “Asnjë objekt në këtë faqe kodre, qoftë banesë familjare apo lokal e hotel nuk do të jetë pjesë e procesit të legalizimit”,-ka pohuar Dako. Për bashkinë, e cila duket se është mbështetur në ligjin përkatës për legalizimin e banesave në zonat informale, kodra në fjalë është zonë me studim të rregullt urban. Pra, kjo pjesë e qytetit përfshihet në hartën e zonave që presin fonde për zbatimin e projekteve.

Banesat

Janë 140 apartamente banimi që janë ndërtuar gjithandej në trupin e kodrës së qytetit dhe së bashku me këto shtëpi nuk do të marrin të drejtën e legalizimit as hotelet që janë ndërtuar pranë tyre. Dy ditë më parë 3 shtëpi janë boshatisur në pak minuta sapo është mësuar se një masiv i madh dheu po zbriste nga pjesa tërësisht e zhveshur, masiv që më pas bllokoi të gjithë rrugën drejt Currilave. Ndonëse bashkia ka menduar për investime në drejtim të pyllëzimit të kodrës në pjesën e saj që shtrohet paralel me rrugën nga Brryli drejt Currilave nuk është e mundur të mbillet qoftë edhe një pemë për shkak të pjerrësisë. Pikërisht në këtë sipërfaqe relativisht jo të vogël në ditë me reshje të shumta shiu masive dheu shkëputen herë pas here, ndërkohë që bashkia ka pohuar se asnjë shpresë nuk duhet të kenë familjarët për të përfituar legalizimin e shtëpive. Në këtë faqe kodre janë ndërtuar mbi 140 shtëpi banimi, hotele etj. Dy ditë më parë në këtë zonë pati rrëshqitje të një masivi gjigant dheu, i cili mori përpara 3 banesa. Për fat të mirë banorët u lajmëruan nga qytetarë të tjerë dhe braktisën urgjentisht shtëpitë duke shmangur kështu një katastrofë njerëzore.

Rrëshqitja e dherave dëmtuan 3 banesa

Në këtë faqe kodre janë ndërtuar mbi 140 shtëpi banimi, hotele etj. Dy ditë më parë në këtë zonë pati rrëshqitje të një masivi gjigant dheu, i cili mori përpara 3 banesa. Për fat të mirë banorët u lajmëruan nga qytetarë të tjerë dhe braktisën urgjentisht shtëpitë duke shmangur kështu një katastrofë njerëzore. Po dy ditë më parë dje drejtues të ALUIZNI-t të këtij qarku ripërsëritën dhe njëherë faktin se kjo zonë nuk është përfshirë në procesin e legalizimit duke shuar kështu shpresat e banorëve për të qëndruar përgjithmonë në Kodër Vilë. Kjo zonë është me rrezikshmëri të madhe prej pjerrësisë, ku herë pas here shkëputen masive dheu. Çështja e Kodër Vilës është ngritur dhe herë të tjera, por pas ngjarjes së dy ditëve më parë Bashkia ka deklaruar prerazi qëndrimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›