E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL nis takimet për zgjedhjet

29/01/2009  Përshëndetet nisma e anëtarësimit

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i PLL Ekrem Spahiu i shoqëruar nga Murat Basha, Gazmend Lita, Hysen Mushketa dhe Enver Kaloshi zhvilluan një takim në komunën Bubq të rrethit të Krujës. Takimi kishte si qëllim kryesor analizën e punës së deritanishme të strukturave partiake, ndarjen e detyrave konkrete për të gjithë drejtuesit e nëndegës dhe angazhimin e të gjithë resurseve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zgjedhjet e 28 qershorit konsiderohen nga PLL si zgjedhje shumë të rëndësishme që do të konfirmojnë fitoren e maxhorancës aktuale dhe sigurojnë mundësinë për vazhdimin e reformave të ndërmarra në të gjitha fushat dhe finalizimin e integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike. Duke analizuar me optimizëm situatën në vend, Spahiu tha se "...viti 2009 ka filluar dhe do të përfundojë i mbarë për shqiptarët. Mbyllja e procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocilimit prej 27 vendeve anëtare të BE dhe kalimi në fazën e re të aplikimit për statusin vendit kandidat për në BE, do të shoqërohet edhe me arritje të tjera në dobi të shqiptarëve..." Spahiu tha gjithashtu se "në zgjedhjet e 28 qershorit qytetarët shqiptarë kanë mundësi që me votën e tyre të shprehen lirshëm për partinë apo koalicionin që dëshirojnë. Ai shtoi se Kodi Zgjedhor krijon mundësinë e maksimalizimit të votave dhe se votuesit e djathtë mund të votojnë lirshëm për partinë e tyre të parapëlqyer pa pasur frikë se shpërndarja e votave mund të vejë në rrezik fitoren e se djathtës."

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›