Ruli: Çmimi i energjisë rritet në 2010-n kur kompania të jetë private
29/01/2009 Në fillim të shkurtit mbyllet kontrata me CEZ-in
Ministri Genc Ruli theksoi dje se po shkohet drejt mbylljes së kontratës për shitjen e OSSH-së. Pjesë e saj është edhe marrëveshja për të mos rritur çmimin e energjisë deri në vitin 2010. Rritja e çmimeve do të ndodhë vetëm pasi OSSH-ja të jetë private. Grupet negociatore brenda dy javëve të para të shkurtit do të nënshkruajnë kontratën. “Në bisedime janë përfshirë ERE, Banka Botërore dhe përfaqësuesit e grupit negociator nga ana e qeverisë, bashkë me konsulentët”, - tha ministri. Disa nga pikat kryesore të Deklaratës Rregullatore janë që ERE ka të drejtë që në vitin 2009 të mos ndryshojë tarifat e shitjes së energjisë te konsumatorët fundore dhe diferencën si pasojë të kësaj “ngrirjeje” të tarifave ta shpërndajë në vite. Gjithashtu ulja e humbjeve do të jetë 4% në periudhën e parë rregullatore (viti 2010), 4% në 2011 dhe 9% gjatë viteve 2012 – 2014. Humbjet në 2009-n, sipas ministrit, nuk mund të jenë më të mëdha se ato të arritura në vitin 2008. Parashikimi i OSSH-së është për një nivel të humbjeve prej rreth 32,7% për vitin 2009. “Ky skedul do të ndikojë në tarifën e konsumatorëve, pasi humbjet zënë një kosto të konsiderueshme në tarifë. Kompania është parashikuar të ketë një target të përmirësimit të arkëtimit prej 1% në çdo periudhë rregullatore”, - tha ministri. Për të caktuar nivelin e arkëtimeve dhe humbjeve do të kryhen studime, që do të konkludojnë me kompensime në ulje apo rritje në tarifën e vitit 2011.