Investitorët: TEC-i, energji për gjithë rajonin

Termocentrali “Kosova e Re”, është projekt që garanton energji elektrike të mjaftueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për vendet e rajonit.Kështu janë shprehur përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare të investitorëve.Fakti që ky projekt gëzon një mbështetje të madhe nga institucionet më të mëdha financiare botërore, për investitorët do të thotë se termocentrali Kosova e re është project mjaft serioz.
"Unë mendoj se ky është një proces i hapur dhe transparent.Vetë fakti që
përkrahet nga Banka Botërore,USAID dhe BE,tregon se ky projekt është
mjaft serioz", tha Daniel Lee, “State Grid of Chine”, investitor kinez.
"Mendoj se ky projekt ka potencial të madh dhe ka garanci politike nga
qeveria dhe institucionet e tjera politike për të qenë sa më
transparent. Kosova ka potencial që të jetë një eksportues i madh i
energjisë edhe në vendet e rajonit", u shpreh Michael Gregory, “Coal
Corporation”, investitor amerikan.
"Kapaciteti 500 megavat është një sasi e mjaftueshme për zhvillimin
ekonomik të Kosovës.Ne jemi shumë të kënaqur që ky projekt do të krijojë
mundësinë që në të ardhmen të shtohet kapaciteti i prodhimit të
energjisë elektrike të prodhuar nga ky termocentral", beri te ditur Mark
Rdoriguez, “Alfa Power”, investitor amerikan.
Numri i kompanive të interesuara për të qenë pjesëmarrëse në projektin
“Kosova e Re” është 50,ku shumica e tyre janë pjesë e konsorciumeve.
Ndërsa Qeveria e Kosovës ka planifikuar që në rrethin e ngushtë të
kompanive të kualifikuara do të jenë vetëm 3 prej tyre të cilat
vlerësohet se i plotësojnë kushtet për të investuar në këtë projekt.
Shkëlzen Osmani
< I mëparshmi