TEC-i "Kosova e re", qeveria e hapur për transparencë

Qeveria e Kosovës do të jetë e gatshme që procesi i ndërtimit të termocentralit “kosova e re “ të jetë transparent dhe i hapur për të gjithë investitorët potencialë.Kështu është shprehur kryeministri Hashim Thaçi në konferencën ndërkombëtare për investitorët ku marrin pjesë mbi 50 kompani nga e gjithe bota.
"Kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin e Kosovës,
është konferenca ndërkombëtare, ku po marrin pjesë investitorë
jashtëzakonisht të fuqishëm për interesimin e tyre në projektin
energjetik “Kosova e Re”... Qeveria e Kosovës do ta ketë participimin e
vet në këtë proces të jashtëzakonisht të rëndësishëm për sektorin
energjetik të Kosovës për të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të punojmë
ngushtë por edhe të garantojmë që gjithë procesi të jetë i hapur legal,
transparent", deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.
Ministrja e Energjetikës,Justina Pula ka vlerësuar ofertat e
investitorëve. "Të gjithë po e shihni që investitorët janë këtu. Ne do
të mundohemi që t’ju japim të gjitha informatat konkrete dhe plotësuese
që ata të jenë të kënaqur dhe të vijnë në Kosovë. çdo proces do të jetë
shumë transparent dhe ne do të jemi në dispozicion jo vetëm këto dy dit
por edhe në perspektivë", u shpreh Justina Pula, ministre e Energjetikës
së Kosovës.
Termocentrali “Kosova e Re”, punimet për të cilin do të fillojnë gjatë
vitit 2011 parashikohet të ndërtohet në dy faza me nga 500 megavat
kapacitet të prodhimit të energjisë elektrike. Vlera e këtij projekti
sipas Qeverisë së Kosovës, parashikohet jetë nga 700 milion deri në 1
miliardë euro.
Shkëlzen Osmani