E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investitorët e Falciones-s, dëshmitarët italianë të ringritjes së Shqipërisë

Nga retë e Majella-se deri tek malet e Aquile-s, distanca nuk është shumë e madhe. Me një fjalë kjo distancë është vetëm nje njësi gjatësie detare. Por kjo rrugë u shërbeu vëllezërve Falcione të mendonin se ndoshta kishte ardhur momenti për të braktisur shpatet e Castel Monforte të Campobassos dhe të rrezikonin në përfshirjen në gara për sipërmarrje të huaja, ishte mëse e natyrshme ta hidhnin vështrimin nga ana tjetër e Adriatikut: në njëfarë mënyre, atë që bënë banorët e Shqipërisë në fillim të viteve ’90, çka u mundësoi të linin pas krahëve vitet e errëta të regjimit komunist. Prania e vëllezërve Falcione në delegacionin që solli Silvio Berluskonin për firmosjen e një serie marrëveshjesh ekonomike me kryeministrin Sali Berisha, mund të shpjegohet me përpjekjen e tyre për të qenë të parët në garën për rikonstruktimin e vendeve ballkanike. 15 vjet pasi kishte fituar rindërtimin e ujësjellësit të Tiranës, ndërmarrja hidhet tani tek një tjetër aksion, edhe më cilësor, ndërtimin e një impianti rigazifikimi, një impiant për transformimin e gazit të lëngshëm në metan në më shiturin në tregjet italiane. Një impiant i një teknologjie të lartë, me një vlerë prej një miliard eurosh, në gjendje për të prodhuar tetë miliardë për çdo metër katror gaz. Jo keq për një ndërmarrje me 300 vartës, që parashikon në fund të këtij viti faturën prej 150 milionë, shifër që pritet të shkojë në 250 milion në fund të vitit 2009.
Sektori energjitik është kuadri i vetëm industrial i ndërmarrjes (shoqeri, firmë) i cili ka vënë në lëvizje të parët e Campobassos në gjysmën e dytë të viteve 50. Themelimi i  Luigji Falciones në dhjetëvjeçarin 56-66, është një ndër dëshmimtarët e zhvillimit urbanistik të kryeqendrës së pasluftës. Do të bëhet kalimi i mëvonshëm në aspektin e rrjetit rrugor, veprave publike dhe vecanërisht atyre shkollore. Në fund të viteve ‘70 me vdekjen e papritur të babait, bijtë Edmondo dhe Edoardo u gjendën të katapultuar në majën e presidencës së ndërmarrjes. Kështu, i pari (presidenti) do të kujdesej për zhvillimin, ndërsa i dyti për pjesën administrative. Ata ishin të bindur se me aktivitetitin nuk mund të ndalojnë mirëmbajtjen e rrugëve të industrisë së ndërtimit. Mbrojtja e tokes, veprat portuale, zhvillimi i kerkimeve minerare apo kontrolli i rrjeteve hidrike janë këto disa nga nismat qe e zgjerojnë dhe kompletojne ndërmarrjen e tyre. Për këtë ata menduan ta kalojnë Adriatikun, madje edhe më tej.
Në sajë të rrëzimit edhe të Murit të Berlinit “arritëm për herë të parë në Shqipëri dhe nuk kishim të paktën as drita”, tregon Edmondo Falcione, “por e kuptuam se ekzistonte mundesia për të realizuar rindërtimin e vendit. Sipërmarrja e parë ka qenë rindërtimi i Ujësjellësit të Tiranës dhe më pas është ndjekur nga vepra të tjera në rrjetin rrugor. Por zhvillimet politike ndërkombëtare u dhanë një ide të re vëllezërve”. Procesi i paqes në Palestinë dhe Izrael” tregon Falcione “solli financime ndërkombëtare për rikonstruktimet në terren. Na u duk një rast i mirë, një aventurë që përmbante jo vetëm vështirësitë e viteve të fundit. Në fakt lista e veprave që duheshin realizuar në atë që herët ose vonë do të bëhej shtet palestinez, nuk ishte e shkurtër: një shkollë në Betlehem e ndjekur nga një institut i mbrojtjes sociale në Gaza deri në ndërtimin e dy spitaleve, njëri në Hebron e tjetri në Ramallah. Hapi më i rëndësishëm në lidhje me realizimin e gazsjellësave u bë në Algjeri, në sajë të një marrëveshjeje me Sonatrach, shoqëri e shtetit italian, e cila mundësoi furnizimin me gaz për 11 vjet, çka e lejoi ndërmarrjen e Campobassos të hyjë në sektorin e përdorimit të metanit në Itali. Ajo është ndërmarrja e dytë italiane që merr gaz nga Algjeria.
Eksperienca është ajo që do t’u shërbejë në projektin e tyre më ambicioz, atë të gazsjellësit në brigjet shqiptare. Puna fillon në vitin 2009 me një kohëzgjatje prej pesë vjetësh. Gazi që do të vijë këtu do të jetë pjesë e një arterie detare për në Itali, përmes linjës së Brindizit, kurse një pjesë do të përdoret për nevojat shqiptare. Në një moment të dytë mendohet se terminali do të ndërlidhet edhe me gazsjellësat e vendeve të tjera ballkanike. Vështirësia e fundit tani është gjetja e burimit të gazit për ndërtimin e impiantit, paçka se njoftohet se tratativat e siguruara nga Campobasso janë gati.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›