E Diel, 1 Nëntor 2026

Investitorët nuk i besojnë më Evropës së Mesme dhe Lindore

Besimi i investitorëve në vendet e Evropës së Mesme dhe Lindore kësaj vjeshte është zvogëluar dukshëm - treguesi i mundësive ekonomike në rajon është zvogëluar për 38 pikë, për minus gjashtë.

Rezultati negativ do të thotë se në mesin e të anketuarve ka më shumë pesimistë, sesa optimistë dhe se ekonomistët presin krizë të re.

Mundësitë në ekonomi janë në nivelin më të lartë në dy vitet e kaluara, tregojnë rezultatet e anketës.

Indeksi Tomson Reuters, i cili e ndjek besimin aktual të investitorëve të huaj në rajon, u zvogëlua në 17 pikë, nga 30 pikë në korrik.

Përkeqësim është regjistruar në të gjitha 11 vendet, të cilat ishin lëndë e hulumtimit, ndërsa rënie më e madhe është regjistruar në Hungari dhe Sllovaki.

Indeksi i mundësive u zvogëlua për 38 pikë, në minus gjashtë dhe për herë të parë pas dy viteve u gjet në sferë negative.

Për Hungarinë indeksi u zvogëlua për katër pikë, në 22, që ishte rezultati më i keq nga të gjitha vendet e përfshira në hulumtim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›