Investitorëve u dorëzohet draftpropozimi për “Kosovën e Re”

Prishtinë, 10 gusht - Draftkërkesa për propozime, për projektin “Kosova e Re” u është dorëzuar katër kompanive të parakualifikuara për këtë projekt, ka bërë të ditur Ministria e Energjisë dhe e Minierave. Në garë për këtë projekt janë konsorciumi “Adani Power / Adani Global” nga India dhe Indonezia, konsorciumi “AES Eelctric Ltd / Demir Export A.S.” nga SHBA-ja dhe Turqia, “Park Holding” nga Turqia dhe konsorciumu “PPC / Contour Global LLP” nga Greqia, Anglia dhe SHBA-ja.
Ministria ka bërë të ditur që investitorët duhet të dorëzojnë komentet e tyre eventuale mbi draftdokumentacionin e tenderit deri më 30 shtator 2010. Pas procesit të shqyrtimit të komenteve të pranuara, dokumentacioni final do t’u dorëzohet investitorëve në muajin tetor 2010 dhe ky do të jetë bazë për përgatitjen e ofertave, vlerësimin dhe shpalljen e fituesit. Draftkërkesa për propozime me draftmarrëveshjet e projektit përcakton strukturën e projektit “Kosova e Re” dhe si e tillë është miratuar edhe një ditë më parë nga Qeveria e Kosovës. Në të thuhet se termocentrali “Kosova e Re” do të ndërtohet prej 2 blloqeve me nga 300 megavat-orë, ku njësia e parë pritet të futet në prodhimin e energjisë elektrike me 31 dhjetor 2015 dhe njësia e dytë 6 muaj më vonë. Rehabilitimi i termocentralit “Kosova B” sipas këtij propozimi do të përfundojë deri në fund të vitit 2017, në mënyrë që të përmbushë të gjitha direktivat mjedisore të BE-së dhe të zgjatet jeta operacionale deri në vitin 2030. Nga miniera e Sibovcit pritet të eksploatohen rreth 330 milionë tonë thëngjill e që do të mjaftonte për furnizimin e TC “Kosova B” dhe TC “Kosova e Re”, si dhe do të plotësonte nevojat për thëngjill të TC “Kosova A” derisa ky termocentral të mbyllet dhe del nga prodhimi. Për më tepër projekti parasheh të ofrojë burim të ngrohjes për sistemin e ngrohjes qendrore të Prishtinës.
Draftkërkesa për propozime përshkruan politikat e Qeverisë dhe gjendjen aktuale në sektorin e energjisë, strukturën dhe komponentët e projektit, procesin e vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit, udhëzimet për ofertuesit dhe çështjet e administrimit të procesit konkurrues, përshkrimin e zhvillimit të minierës, specifikacionin e parametrave teknikë dhe të performancës të TC “Kosova e Re”, kërkesat për rehabilitimin e TC “Kosova B”, obligimet e palëve dhe orarin e projektit.