Kërkohet rishqyrtimi i statusit të tri shoqërive aksionare të Gjakovës

Gjakovë, 10 gusht - Tri Shoqëritë Aksionare (SHA) “Deva Gazi”, “Jatex”-i dhe “Emin Duraku”, sipas vendimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë statusin e ndërmarrjeve shoqërore, prandaj do t’i nënshtrohen privatizimit, ndërsa kundërshtimit të drejtuesve të këtyre SHA-ve, iu ka shtuar të martën edhe Qeveria Lokale e Gjakovës.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Lokale ka marr pjesë edhe Shaban Deva, koordinator i Shoqërive Aksionare të Gjakovës i cili zyrtarisht ka njoftuar se në valën e 45-të të privatizimit nga AKP-ja është përcaktuar të jenë edhe ndërmarrjet “Deva”, “Emin Duraku” dhe “Jatex”, ka raportuar KosovaLive.
“Ky është një vendim i padrejtë pasi këto ndërmarrje janë privatizuar me kohë duke u transformuar në shoqëri aksionare. Vendimi aspak nuk i përgjigjet gjendjes reale. është i pabazuar në ligje aq më tepër kur ne kemi edhe padi në Odën e Veçantë që të na njihet statusi i shoqërive aksionare”, tha Deva duke e kujtuar se në të njëjtën situatë ishin edhe dy SHA tjera - “Elektromotori” dhe “Dukagjini” të cilave AKM ua pranoi statusin e merituar.
Ai e ka konsideruar privatizimin si proces të dështuar në Kosovë, duke shtuar se këtë e thonë shumë institucione dhe organizata joqeveritare.
Në anën tjetër edhe drejtoresha e Urbanizmit, Leonora Rraci ka theksuar se zona ku gjenden këto tri shoqëri aksionare. sipas planit rregullues Urbanistik të Gjakovës i takojnë zonave industriale, pra të cilave nuk mund të ndryshohet destinimi.
Duke hasur në mbështetje të drejtuesve të SH-ve, Qeveria lokale vendosi që t’i kërkohet AKP-së që të tërheq dhe të anulojë vendimet për privatizim të ndërmarrjeve “Emin Duraku”, “Jatex” dhe “Deva” derisa të kryhet procedura e auditimit dhe e procesit gjyqësor në Gjykatën Supreme të Kosovës të iniciuar nga Këshilli Koordinues i Shoqërive Aksionare.