E Diel, 1 Nëntor 2026

Investo 500 mijë euro, merr nënshtetësi malazeze

Podgoricë, 10 gusht – Qeveria e Malit të Zi ka nisur programin “nënshtetësia ekonomike”, me të cilin fitojnë nënshtetësinë ata që investojnë në këtë vend.

“Si pjesë e procesit kualifikues për marrjen e nënshtetësisë malazeze, personat e interesuar duhet të investojnë minimum 500 mijë euro në Mal të Zi, prej të cilave një pjesë e mjeteve shkon direkt në buxhetin shtetëror”, ka njoftuar qeveria malazeze.

 Qëllimi i programit është që biznesmenët më të suksesshëm të inkurajohen që selitë e kompanive të tyre t’i zhvendosin në Mal të Zi, transmetona mediet serbe.

Një prej të huajve më të famshëm që ka marrë pasaportën malazeze është ish-kryeministri tajlandez, Thaksin Shinawatra. Ai konfirmoi synimin e tij që paratë t’i investojë në hotele në bregdetin malazez.

Mediet kanë njoftuar se për pasaportën malazeze janë të interesuar edhe ish-pronari i ekipit të Formula 1, Eddie Jordan, si dhe pronari i klubit futbollistik të Chelseat, Roman Abromovich.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›