Kina mbyllë 2 000 fabrika për të kursyer energji

Pekin, 10 gusht – Kina ka urdhëruar mbylljen e mbi 2 000 fabrikave muajin e ardhshëm, për shkak të shpenzimit të madh të energjisë. Nuk dihet se sa vende pune do të mbyllen.
Ky vendim është pjesë e një plani të gjerë për shkurtim të konsiderueshëm në përdorimin e energjisë, ka raportuar BBC-ja.
Kina ia kaloi vitin e kaluar SHBA-së si konsumuesi më i madh i energjisë në botë, por me gjithë popullsinë e madhe vazhdon të jetë prapa në konsumin për kokë banori.
Kina është prodhuesi më i madh i çelikut në botë dhe prodhuesi kryesor i materialeve tjera industriale.