E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndalon eksportin e drithërave edhe më 2011?

Moskë, 10 gusht – Qeveria ruse mund të kufizojë eksportin e drithërave edhe vitin e ardhshëm, nëse ky vend do të ketë mungesë të grurit.

Në këtë rast, Rusia në sezonin 2010/11 do të eksportonte rreth tre milionë ton grurë, në vend të sasisë së planifikuar prej 10 deri 11 milionë ton, transmetojnë mediet serbe.

Moska ka ndaluar përkohësisht eksportin e drithërave deri më 31 dhjetor 2010, duke filluar nga 15 gushti, për shkak të temperaturave të larta rekorde, të cilat kanë shkaktuar thatësirë dhe zjarre në Rusi, duke shkatërruar milionë hektarë të të lashtave.

Vala e paparë e të nxehtit, që ka goditur pjesën perëndimore të Rusisë që nga fillimi i korrikut, ka shkatërruar shumë kultura dhe ka çuar në reduktimin e të lashtave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›