Gashi: E mbështesim PDK-në në zgjedhjet lokale

“Aktualisht jemi në Qeveri dhe si partnerë të koalicionit dhe partnerë politikë nuk kemi alternativë përveçse t’u ndihmojmë partnerëve në koalicion”, ka thënë Gashi në këtë intervistë për “Epokën e re”.
Ai ka vlerësuar se çfarëdolloj bashkëpunimi ndërmjet LDK-së e LDD-në nuk do ta rrezikojë funksionimin e “Listës Dr. Ibrahim Rugova”. “Jo, aspak kjo nuk e dëmton dhe nuk e rrezikon funksionimin e ‘Listës Dr. Ibrahim Rugova’. Është çështje e atyre dy partive politike bashkëpunimi dhe format e këtij bashkëpunimi”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë, nga i cili ka thënë se do të fitojë shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj.
Kurse sa i përket riformatimit të Qeverisë, Gashi ka thënë se ky proces është i nevojshëm për shkak të arsyeve teknike, e jo për shkak të kualitetit të punës së Qeverisë. /Indeksonline/