Inxhinieret Shtepite nen uje po degradohen

Anulohet seanca parlamentare e se enjtes
Seanca e radhes parlamentare e parashikuar per te enjten nuk do te mbahet si pasoje e situates se krijuar nga permbytjet. Ne njoftimin zyrtar thuhet se kryesia e Kuvendit ka marre vendimin per te mos zhvilluar seancen parlamentare te se enjtes.
Njoftohen te gjithe deputetet se seanca e dites se enjte nuk do te zhvillohet per shkak te impenjimit te deputeteve ne zonat e permbytura ne funksion te perballimit sa me te mire te situates se fatkeqesise natyrore ne qarkun e Shkodres- thuhet ne njoftim.
Te pyetur nga Shekulli dy inxhiniere ndertimi deklarojne se permbytjet i kane shkaktuar tashme demet e medha ne banesat qe jane nen uje per shkak se po rrezikojne themelet dhe muret e tyre. Ulja e temperaturave me afrimin e dimrit eshte edhe nje minus tjeter i madh. Nderkohe pa frike deklarohet se banoret duhet te mendojne per tjeter vendbanim
Shtepite ne qytetin e Shkodres por edhe ne fshatrat perreth saj rrezikojne shembjen. Madje shtepite me te larta jane edhe me problematike.
Nje gje e tille deklarohet nga inxhiniere te ndertimit te cilet shprehen se qendrimi per nje kohe te gjate nen uje i banesave shkakton probleme jo vetem ne muret me lageshtiren por edhe tek themelet duke cuar ne degradimin e tyre.
Nje inxhinier ndertimi deklaron se jane tre pikat kryesore te problemeve qe sjell qendrimi nen uje i banesave ne zonat e permbytura demtime te themelet e ndertesave per arsye te uljes se aftesise mbajtese te tokes ne ndertimet me mure mbajtes sjell dobesimin e materialit lidhes te tullave si rrjedhim dobesim te aftesise mbajtese te mureve si dhe prishjen e rifiniturave te nderteses suvatim lyerje etj...
Nderkohe inxhinieri Gezim Noni i pyetur nga Shekulli per kete rast shprehet se qendrimi nen uje i shtepive ka ndikim negativ dhe se ne rast te nje tejzgjatje te nje situate te tille eshte koha qe pronaret e shtepive te fillojne te mendojne largimin nga ato banesa dhe vendosjen diku tjeter.
Qe prej janarit shume shtepi ne fshatra por edhe ne qytetin e Shkodres jane mbuluar shpeshhere nga uji. A ka ndikim ne themelet e banesave qendrimi per nje kohe te gjate nen uje
Nje gje e tille ka ndikim negativ. Ka ndikim sidomos ne themele tek guret me te cilet ato jane ndertuar per shkak se behet fjale per nje lloj guri gelqeror qendrimi per nje kohe te gjate ne uje i te cilit shkakon shperberjen e tij.
Me kete lloj teknologjie jane ndertuar kryesisht shtepite private dhe pallatet e vjetra. Por themelet jane vetem nje nga efektet pasi ka edhe probleme te tjera ne kohen qe toka thith lageshtiren dhe deperton per nje kohe te gjate ne thellesi.
Gjithashtu lageshtires i shtohet edhe fakti tjeter qe eshte luhatja e temperaturave. Nese do te kete temperatura te uleta shtohet efekti i degradimit. Kjo per faktin se efekti i ngrirjes-shkrirjes i plasarit i demton. Edhe me problemetike eshte kjo per banesat qe jane me tulla te cilat kane nje cikel dhe temperaturat e uleta ndikojne ne degradimin e tyre.
Sa me shume te ndodhe ky efekt i ngrirje-shkrirjes aq me negative eshte situata. Nje element i prodhuar ne laborator duhet te duroje 30 procese ngrirje-shkrirjeje.
Sa kohe duhet per keto banesa qe te kthehen ne gjendjen e meparshme
Ne gjendjen e meparshme nuk kthehen me thjesht keto permbytje ndikojne ne degradimin e tyre...
Cilat banesa jane me te rrezikuara
Rrezikshmeria me e larte eshte tek banesat qe jane me te larta pasi themelet njesoj jane te ekspozuara.
Me te lartat qe kane edhe konstruksione hekuri ne bazament jane edhe me problematike pasi armiku numer nje i hekurit eshte pikerisht uji.
A mendoni se banoret duhet te largohen
Kjo eshte minimalja qe duhet bere... Duhet te hiqet dore nga ndertimi ne keto zona fushore duke pasur parasysh tashme se edhe shteti nuk funksionon si duhet per te mos pasur probleme.
Stacioni i pompave lufte me ujin per te furnizuar Shkodren
Problematikat e permbytjeve ne rajonin e Shkodres jane te shumta. Por nje rendesi te vecante ka dhe stacioni i pompave te ujit te pijshem nga i cili behet i mundur furnizimi me uje i qytetit dhe nje pjese te komunave te Shkodres.
Ky stacion qe ndodhet fare prane liqenit te Shkodres ne Dobrac ka rrezikuar te jete jashte funksionit pasi ne ditet e para te permbytjeve uji jo vetem ka rrethuar puset dhe sallat e makinerive por ka kaluar mbi nivelin e stacionit. Kane qene punonjesit e ketij stacioni dhe te ndermarrjes se ujesjelles- kanalizimeve ne Shkoder te cilet kane vepruar me shpejtesi dhe kane qendruar ne pune pa orar per te mbrojtur stacionin dhe per te siguruar furnizimin normal te qytetit me uje te pijshem.
Pasojat qe do te kishte nderprerja e furnizimit me uje per mbi 120 000 banoret qe furnizon ky stacion jo vetem ne drejtim te ujit te pijshem por dhe te nevojave te tjera per kete element jetik perfshire dhe rrezikun e nje epidemie te gjere. Sic tregojne punonjesit e ketij stacioni menjehere sapo eshte ngritur niveli i ujit te liqenit ne rruget drejt stacionit jane marre masa per te montuar disa pompa thithese qe ishin ne ndermarrje dhe qe terheqin 20 liter uje ne sekonde.
Jane vene ne dispozicion te stacionit 16 mjete te renda te ngarkuara me argjile dhe thase me rere dhe me to jane bere prita dhe krijuar gropa ku eshte hedhur uji i liqenit i larguar nga pompat. shte krijuar nje tip ene komunikuese ku uji qe vinte nga liqeni largohej pa u lejuar te hynte ne sallat e stacionit.
Jane vendosur prita dhe tek stacioni elektrik qe furnizon me energji elektrike stacionin e pompave pasi ketu ka nje stacion te vecante furnizimi me energji elektrike sepse pompat kerkojne furnizim me energji elektrike me tension konstant dhe ne parametra te caktuar.
Nderkaq uji i pijshem analizohet dy here ne dite dhe deri tani nuk ka pasur asnje problem por megjithate uji klorifikohet me sasi te medha. Aktualisht niveli i ujit ne afersi te stacionit te pompave te ujit te pijshem ka rene megjithate atje shkohet vetem me automjete te larta.