Inxhinieria, ndryshon sistemi i provimeve
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit nuk do t'u krijojë më mundësinë studentëve që të përcaktojnë datat se kur do të japin provimet gjatë sezonit, pasi këto data i ka përcaktuar vetë departamenti. Protestojnë studentët.
TIRANE- Ndryshon sistemi i provimeve në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Studentët e këtij fakulteti nuk do të kenë më mundësinë që t'i përzgjedhin vetë datat e provimeve që do të japin gjatë sezonit të tyre, por tashmë departamenti i ka përcaktuar vetë datat për çdo provim, duke mos u lënë atyre mundësi zgjedhjeje. Sipas tyre, sistemi i mëparshëm ku ata i përzgjidhnin vetë datat e provimeve ishte më i mirë, pasi për provimet që i kishin më të rënda iu linin më shumë ditë për të studiuar. "Më parë kishim tri ose katër data për çdo provim dhe kishim mundësi zgjedhjeje se kur do t'i përcaktonim provimet. Dhe normalisht, ato i vendosnim në mënyrë individuale, duke parë dhe ngarkesën e lëndëve. Atyre lëndëve që i kishim studiuar gjatë vitit u linim më pak ditë, ndërsa provimeve të tjera më shumë. Ndërkohë që tani i ka përcaktuar fakulteti datat. Duke mohuar kështu të drejtën tonë të zgjedhjes, pasi edhe në Kartën e Bolonjës thuhet se janë studentët që duhet t'i përcaktojnë datat dhe jo departamentet", - ankohen studentët e degës së Arkitekturës. "Ngarkesa e lëndëve tona është shumë e madhe. Normalisht, çdo student e shikon vetë të arsyeshme se cilit provim do t'i japë më shumë apo më pak ditë gjatë sezonit. Datat e sezonit janë shpallur që tani dhe, për disa provime na kanë lënë vetëm 2 ditë, ndërsa për të tjerat, më shumë se një javë. Kjo, sipas mendimit tonë nuk është aspak e drejtë", - kanë sqaruar studentët e këtij fakulteti. Që të bëjnë një shfrytëzim më të mirë të sezonit të provimeve, këta të fundit kërkojnë që të jenë ata vetë që të përcaktojnë datën se kur do të hyjnë në një provim.
(s.g/GSH/BalkanWeb)