PS mbledh grupin parlamentar për strategjinë e ardhshme

Partia Socialiste do të mbledhë sot grupin e deputetëve për të vendosur për strategjinë e ardhshme. Mbledhja do të mbahet në selinë rozë rreth mesditës. Deputetët socialistë nën drejtimin e kryetarit Edi Rama do të diskutojnë për lëvizjet e tjera që do të organizojnë në ditët në vazhdim, pas protestës maratonë para kryeministrisë. Paraprakisht kryetari socialist Rama ka paralajmëruar një protestë të madhe pas skadimit të afatit 10-ditor që i dha kryeministrit Berisha për hapjen e kutive të votimit.
Ndërkohë paralelisht, edhe krerët socialistë të komunave dhe bashkive kanë paralajmëruar për një protestë më 5 dhjetor nëse qeveria nuk plotëson pesë kërkesat e tyre.
Ndërkohë paralelisht, edhe krerët socialistë të komunave dhe bashkive kanë paralajmëruar për një protestë më 5 dhjetor nëse qeveria nuk plotëson pesë kërkesat e tyre.