Irlandezët blenë armë në Shqipëri
Tregtia
Armët shqiptare nga mafia te grupimet terroriste
* Në vitin 1998, si pasojë e fluksit të madh të armëve nga Shqipëria drejt Italisë së Jugut, në Napoli pati një valë shqetësuese vrasjesh mafioze. Italia nxori në rrugë ushtrinë për patrullim dhe shpalli se "Napoli nuk është Vlorë"
* Në vitin 2000, një bombë shpërtheu në Itali dhe u mor përsipër nga Brigadat e Kuqe. Një hetim hodhi dritë rreth një "lidhjeje shqiptare" të grupimit terrorist komunist italian, që shërbente si bazë arratie dhe si burim furnizimi me armë
* Në vitin 2003, "Amnesty International" raportoi se një sasi municionesh e eksportuar nga Shqipëria është përdorur në Somali dhe Sudan gjatë luftërave civile atje. Sipas AI, Shqipëria ka eksportuar zyrtarisht dhjetëra milionë fishekë që pas rënies së komunizmit
* Dje, revista britanike "Times" njoftoi se shërbimet sekrete të këtij vendi kanë zbuluar armë me origjinë shqiptare në arsenalet e grupimeve disidente të Ushtrisë Republikane Irlandeze, IRA. Falë armëve shqiptare, këto grupime janë në gjendje të ofrojnë luftë
Një nga dy grupimet e Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) të cilat nuk e pranojnë procesin e paqes në Irlandën e Veriut, ka arritur të sigurojë armë dhe municione për të vazhduar luftën e vet në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga revista angleze "Times".
"Shërbimet Irlandeze të Sigurisë kanë zbuluar se RIRA ka importuar armë, përfshirë edhe pushkë automatike e revolverë nga Shqipëria", shkroi dje "Times". Dy grupime, IRA e Vërtetë, (RIRA) dhe IRA e vazhduar, (RIRA) janë mbeturina e Ushtrisë Republikane Irlandeze, e cila përgjaku Irlandën e Veriut për më shumë se 40 vjet deri në vitin 1994 kur pranoi procesin e paqes dhe hoqi dorë nga dhuna. Dy grupimet e kanë pasur të vështirë deri më sot të gjejnë armë për të vijuar luftën e tyre, por së fundmi kanë gjetur burim të ri armatimi në Shqipëri. Besohet se blerjet e kryera në Shqipëri datojnë gjatë viteve 2000 e pas, kur qe më e lehtë se sot transportimi i armëve përmes detit në Itali. Pas vitit 2004, NATO ka nisur një operacion të gjithanshëm patrullimi të Mesdheut, në përpjekje për të parandaluar çdo ngarkesë të dyshimtë nga Lindja e Mesme dhe Ballkani drejt Evropës, në kuadër të luftës ndërkombëtare kundër terrorizmit. Për pasojë, skafet e pakta me emigrantë që kanë tentuar të kapërcejnë ngushticën e Otrantos janë identifikuar dhe bllokuar nga anijet e operacionit "Active Endeavour".
Të shtunën e kaluar, në Irlandën e Veriut, dy ushtarë britanikë u sulmuan dhe u vranë me armë zjarri. Ata ishin ushtarët e parë të vrarë në Irlandë në 12 vitet e fundit. Të dielën, grupimi i njohur si RIRA mori përgjegjësinë e sulmit. Tani britanikët janë të shqetësuar se mbeturinat e IRA-s janë fuqizuar mjaftueshëm për të rifilluar luftën e tyre të armatosur, gjë që mund të dëmtojë rëndë procesin e paqes. Sulmi i fundit terrorist i IRA-s daton në vitin 1998, kur një bombë vrau 28 civilë të pafajshëm.
Një tregti e kontrolluar nga mafia
Disa kohë më parë, një agjenci britanike e specializuar në vëzhgimin e aktiviteteve terroriste, raportoi se RIRA më në fund ishte bindur për vështirësinë e blerjes së armëve në SHBA dhe transferimit të tyre në Irlandë për shkak të kontrolleve të shumëfishta doganore. Për këtë qëllim, kishte filluar të kërkonte burime të reja armatimi. Vendet e Ballkanit dukeshin më premtuese. "Si pasojë e luftërave civile, aty ka një treg në zhvillim të pajisjeve ushtarake, nga fishekët te pistoletat, kallashnikovët, eksplozivët dhe armët antitank", - thotë raporti. Në qershor 2000, një sasi armësh të destinuara për RIRA-n u sekuestrua në Kroaci. Synimi ishte përdorimi i jahteve private për transportimin e armëve drejt Italisë përmes detit. Shqipëria qe edhe më shumë premtuese për shkak të kontrollit më të dobët kufitar. Gjithsesi, nuk është e sigurt nëse ishin armët e blera në Shqipëri ato që u përdorën në sulmin e fundit apo jo.
Një parajsë për grupet terroriste
Shqipëria është transformuar me të shpejtë në bazë dhe burim armatimesh për grupime kriminale apo terroriste në të gjithë botën. Në kohën e komunizmit ka dëshmi që tregonin se grupime të ndryshme terroriste nga Afrika u stërvitën në territorin shqiptar me mbështetjen e qeverisë së kohës. Gjatë dekadës së fundit, armët e blera ilegalisht (apo gjysmë legalisht) në Shqipëri u bënë shqetësim serioz në disa vende të Afrikës, në Itali dhe së fundmi, në Irlandën e Veriut.
Gjurmë të armëve shqiptare janë gjendur në Kongo, Ruanda, Sudan dhe Somali. Në Itali, në vitin 1999, qeveria italiane nxori ushtrinë në rrugët e Napolit pas disa vrasjeve të kryera nga grupime të ndryshme kriminale që përdornin armë të blera në Shqipëri. Dy vite më vonë, hetimet mbi Brigadat e Kuqe nxorën në pah një "lidhje shqiptare". Mediat italiane raportuan se disa krerë të grupimit terrorist që gjendej në shpërbërje të plotë, ishin fshehur në Shqipëri, ndërsa armatime të blera këtu shërbyen për aktet e fundit terroriste të këtij grupi. Brigadat e kuqe ishin një organizatë terroriste komuniste që përgjaku Italinë me bollëk gjatë viteve ‘70.
Shqipëria është përmendur gjithashtu si vend i përdorur për bazë nga shumë organizata islamike, të dyshuara apo të lidhura me terrorizmin islamik ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, "Amnesty International" është ankuar shumë shpesh se armët e shitura në Shqipëri, në rrugë ligjore, janë rishitur në vende të ndryshme afrikane për përfitime të stërmëdha. Kështu, në vitin 1995, një sasi armësh e transportuar me aeroplan nga Shqipëria në Izrael e më tej në Kigali të Ruandës, u përdorën për të masakruar popullatën vendëse në gjenocidin më të tmerrshëm të regjistruar në botë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vitin 2002, një sasi armësh u eksportuan nga Shqipëria për në Izrael dhe më pas u përdorën në luftërat civile në Somali dhe Kongo. Autoritetet shqiptare nuk kanë hapur kurrë hetime mbi ngjarje të tilla.