E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inzagi nje i pavdekshemReali vjedh barazimin

TIRANE-Milani dhe Reali i Madridit kane barazuar 2-2 ne sfiden e mbremshme ne San Siro e cila ka dhuruar emocione te shumta dhe spektakel ne fushen e lojes. Madrilenet kane dominuar ne pjesen e pare por ne te dyten jane perballur me nje super Milan qe ka ditur te permbyse disavantazhin dhe te jete vetem 120 sekonda larg fitores. Duke pare ate cka dhane dy skuadrat ne fushe barazimi do te ishte rezultati me i drejte por kuqezinjte treguan edhe njehere se dine te permbysin rezultatin perballe nje skuadre te mbushur me yje si Reali. Nderkohe per tu theksuar mbremja e Pipo Inzagit autori i dy golave te Milanit. Sulmuesi italian duket nje i pavdekshem sa here degjon himnin e Champions League dhe nje gje te tille e tregoi edhe mbreme.
Ndeshja
Takimi mes Milanit dhe Realit nisi me spanjollet ne sulm. Higuain Ronaldo dhe Ozil kane krijuar panik ne mbrojtjen kuqezi ndersa rastin me te mire e pati Di Maria qe nuk arriti te godase i vetem ne zone. Milani rrezikoi dy here me ane te Ibrahimovic por ne te dy rastet suedezi gaboi perballe Kasijas. Ne fundin e pjeses se pare ishte Higuain ai qe zhbllokoi shifrat duke dale vetem me Abiatin dhe duke e mposhtur ate. Milani doli nga mbrojtja ne pjesen e dyte dhe arriti te gjeje rrugen e golit me Inzagin ne minuten e 68-te. SuperPipo dergoi topin ne rrjete me porten e boshatisur pas nje aksioni te Ibres nga e majta. 10 minuta me pas serish Inzagi shenon per Milanin ndonese kete here i nisur nga nje pozicion i dyshimte. Pas ketij momenti kuqezinjte kane kontrolluar gjithcka por ne minuten e trete shtese Pedro Leon doli vetem me Abiatin dhe arriti te barazoje.
Sfidat
Ne takimet e tjera te luajtura mbreme spikat humbja e pare e Arsenalit ne Donjeck perballe Shaktjorit. Topcinjte kaluan te paret ne avantazh me ane te Teo Uolkot por autogoli i Istmond dhe goli i Eduardo Da Silves i dha fitoren skuadres ukrainase. Ne takimin tjeter te ketij grupi Sporting Braga mori 3 pike te rendesishme ne Beograd perballe Partizanit vendas.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›