Ion Horia Leonida Caramitru Hamleti, në Tiranë për përurimin e teatrit

Përurimi i Teatrit të Metropolit, me ceremoni festive dhe të ftuar personalitete të artit botëror
Përurimi i ambienteve të reja të Teatrit të Metropolit do të bëhet në ditët e para të muajit prill. Teatri i Metropolit është pjesë e Qendrës Kulturore Tirana dhe nga drejtuesit e saj është menduar, që hapja e tij të përkojë me një ceremoni festive, e cila do të zgjasë disa ditë, por do të ketë të ftuar dhe emra të njohur të artit botëror. Nga zyra e shtypi pranë kësaj qendre bëhet e ditur se mes të ftuarve do të jetë dhe emri i njohur Ion Horia Leonida Caramitru, i cili aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar I.L. Caragiale në Bukuresht, Rumani. Caramitru ka interpretuar me shumë se 60 role, të pjesëve të Shekspirit, Çehov, Pirandelo, Buchner, Bernard Shaw, Alfred De Musset, Suto Andras, Rolf Hochhuth etj. Personazhet që ka luajtur Caramitru kanë qenë: si Romeo, Hamlet, Oktavius, Feste, Leonce, Eugen Marchbanks, Eduarti III, Ferdican, Ricardo Fontana. Nga 1963 deri me tani ai ka interpretuar në mbi 40 filma rumunë, amerikanë dhe anglezë. Ndër rolet më të rëndësishme njihen: në filmat angleze Jude City BBC1, në serialin A question of Guilt, Chanel 4; A exchange of fire,Chanel 4; Mision Impossible, në Paramount; Braiun de Palma; Tëo death, BBC1; Deep secrets me regji nga Costa Gavras. Gjithçka është konceptuar mes një atmosfere festive. Pritet që në këto ambiente që do të inaugurohen në fillim të muajit prill, në datën 4 prill do të vendoset premiera teatrore Kopshti i Vishanjve me regji të Kiço Londos, por ndërkohë do të jetë i ftuar dhe një prej personaliteteve botërore Ion Horia Leonida Caramitru. Ai do të takohet dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, por duke qenë se ai ka origjinë korçare ai do të bëjë dhe një vizitë në qytetin Korçës në datën 3 prill, ku do të pritet dhe nga kryetari i kësaj Bashkie, pohojnë nga zyra e marrëdhënieve me publikun pranë Qendrës Kulturore Tirana. Ndërkohë që vetëm një vit më parë jetës kulturore të kryeqytetit iu shtua një hapësirë e re, Teatri i Metropolit. Ky teatër gjatë kësaj periudhe i është përmbajtur qëllimit të tij; si një far në anë të detit ka drejtuar dhe tërhequr drejt vetes krijues, regjisor, aktorë të rinj, duke iu dhënë mundësinë të shprehin ndjesitë, aftësitë dhe dashurin e tyre për teatrin. Tani pas një viti, të gjithë këta artistë kanë mundësinë të ngjisin në skenën e re të Teatrit të Metropolit krijimtarinë e tyre. Misioni i Teatrit të Metropolit mund të përmbushet plotësisht me ambientet e tij të reja, duke i dhënë një energji pozitive dhe shtysë jetës kulturore të kryeqytetit. Rikonstruksioni i ambienteve tashmë është drejt përfundimit. Si fryt i kësaj Teatri i Metropolit ofron: salla e Teatrit të Metropolit me 120 vende, një sallë me standarde europiane kontemporane, studion e provave në tavolinë, studion e provave në mizanskenë, hapësira e së cilës mund të shfrytëzohet edhe për shfaqe me më pak personazhe; dhomat e aktorëve, dhoma e grimit; garderoba e rekuizita; pultet e komandimit të regjisë, ndriçimit, fonisë; etj. Gjithashtu Teatri i Metropolit i ofron të gjithë dashamirësve dy ambiente të veçanta që janë: Biblioteka e Teatrit të Metropolit dhe Art Kafe Metropol, që janë të hapura në çdo moment të ditës për të ofruar një kafe dhe shkëmbyer biseda rreth artit dhe kulturës. Ky ambient gjithashtu do të funksionojë si një mini-kinema, ku do të shfaqen filma, dokumentarë si dhe filmime të shfaqjeve teatrale shqiptare dhe të huaja. Ambientet dhe sallat e Teatrit të Metropolit do të vihen, gjithashtu, në dispozicion të studentëve të viteve të fundit të Akademisë së Arteve të cilët duan të realizojnë diplomat e tyre. Ndërkohë që premiera teatrore Kopshti i Vishanjve është menduar të jetë shfaqja e parë që do të ngjitet në skenën e tij.
*****************************************
Kush është Ion Horia Leonida Caramitru
Nga viti 1996-2000 z. Caramitru ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Kulturës. Ka qenë disa herë i emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Bulandra, është pedagog në Akademinë e Teatrit dhe Filmit në Bukuresht, ku ka qenë edhe regjisor e aktor. Ion Caramitru është diplomuar ne institutin e artit Teatral dhe Kinematografisë I.L. Caragiale në Bukuresht për dramë. Nga viti 2001 mban postin e zv. Presidentit të Këshillit Kombëtar për Bashkim, në komisionin përgjegjës për kulturën dhe të rinjtë, gjithashtu është zv. President i ECA ( Këshilli i Europës i Artstitëve) për Europën Juglindore. Z. Caramitru ka marrë shumë çmime teatrale si regjisor si: në Teatrin Bulandra me pjesën Kujtimet e Alexej Arbuzov, Shtëpia e David Storey; Dialogjet e Marin Soresku. Ka fituar mjaft çmime edhe në fushën e filmit, ku mund të përmendim: 1976- Çmimi i Revistës Kinematografike për Interpretim, 1980- çmimin e Shoqatës së Kinematografisë, në 1984- çmimin special të jurisë për rolin kryesor në filmin Luchian, në Festivalin Ndërkombëtar të filmit të mbajtur në Costinesti, Rumani. Ky është filmi, i cili do të shfaqet ditën e ardhjes se z. Caramitru në Tiranë.