Ionesko ne traumen e Lumit

Edhe pse spektatoret e se shtunes ishin te levizshem dhe ca te zhurmshem per ti vene ne qetesi menjehere pa sh sh-te e erreta e skenes dhe teknika minimaliste e shfaqjes Cifti Martin te Ioneskos sjelle nga regjisori i Kosoves Bekim Lumi ne Teatrin Kombetar te Tiranes dha leximin e pare. Nje karrige e vendosur ne ane te skenes nje burre me fizarmonike vetem melodi fizarmonike shqiptare ishin mjaftueshem per ta nisur embel shfaqjen. Ndersa ky romantizem i regjisorit shpertheu menjehere ne nje cift qe vraponin ngadalshem ne prerje trajektoresh mes njeri tjetrin po pa mundur per tu takuar. Me nga nje valixhe ne duar nje simbol i asgjese dhe gjithckaje qe njeriut i perkon ekzistenca mbi toke cifti nis aventuren. Ate qe nuk thuhet qe perjetohet ne kushte absurdi here ne ironi e here ne nje dyzim te cudive Regjisori nga Kosova nuk e ka komplikuar aspak vepren kur kemi parasysh Ioneskon eksperimenti i tij mbi kunderteatrin. Mund te ngjante e tille dhe shfaqja e djeshme thjesht ne mundesite e kerkimit te regjisorit dhe pamundesise te tij per te reduktuar vdekjen ne raporte krejt te paperfillshme. Per kete arsye imagjinata ndonjehere zberthehet kompleksive ose shnderrohet ne rastin me te thjeshte ne nje lloj aventure. Per nje regjisor qe ka shtratin e tekstit gati si duket e veshtira qendron tek kreativiteti cfare do mund te punoje mbi nje tekst letrar dramaturgjik ku shpesh te kundertat nuk perputhen ne nje linje estetike. Ionesko i shkaterron mendimet si per ta kuptuar rendesine e tyre ne kontekst me vetemohues sic eshte ngjarje pa kontekste fjalesh. Regjisori ne kete arsye e ka mbajtur shfaqjen 60 minuta si duket mundesia me ideale per tu ndjekur prej spektatorit. Dhenia e ciftit me nje valixhe me vete skena minimaliste ku hapesira duket sikur ju merr frymen trishtimi e romantizimi i zi qe ofron muzika me fizarmonike ne nje harmoni me serenatat thellesisht deshperuese dhe dehese qe japin atmosfera muzikore korcare - e kane mbajtur pazbutur zemerimin e natyres njerezore shperfilljes deri ne absurd te nje situate te bashkejetese dhe mohimi njekohshem i saj. Zoti Martin eshte interpretuar nga Astrit Kabashi dhe zonja Martin nga Gresa Pallaska te cilet jetojne bashke jetojne ne te njejtin pallat ne te njejten banese flene ne te njejtin shtrat dhe kane cuditerisht te njejten vajze 2 vjec ndash cuditerisht nuk e njohin njeri tjetrin. Situata ku I vendos Lumi behen sa harmonike shpirterore nje lloj balade drejt rigjetjes se njeri tjetrin por menjehere kjo shembet qofte dhe nga nje fjale cuditerisht e perseritur cdo fund takimi por dhe nga pergatitja e nje aventure tjeter. Jane njera pas tjeter keto aventura ose me mire te themi eksperimenti ku Lumi vendos nje te brendshme shpirterore te perbashket me Ioneskos duke gjetur po ne kete aventure nje vetvete plastike te zhdervjellet per nje bisedim te hapur se sa mundesi krijuese dhe ide jep nje teater i tille. Cdokush ne shfaqje mund te rikrijonte nje skene personale mjafto te gjeje pergjigjen absurd prirjen per shkelqim dhe harmoni te genjeshtert. Dy aktoret ne kete intensitet krijues te regjisorit ne muzike vallezim plastike gjestikulacion mimes konvencioni sfidonin me guxim cdo tentative te debatit me te hapur sot per te mbyllur gojet se si mund te shfrytezohet ne total kapaciteti i aktrimit. Per kete arsye Lumi ka gjetur rrugedaljen e tij prej klisheve teatrore sidomos ne kete ane ku behet teatri si ne kryeqytet per shembull. Asnje deri me sot jo per leksion a vemendje nuk eshte evidentuar me te tilla tendenca kaq personale ne prodhimin e nje alternative teatrore ndonese dhe ky eshte absurd. Shume nga regjisoret ketu sidomos ata qe kane tendenca eksperimentale e kane perseritur shpesh se ketu nuk shkon teatri absurd se eshte jashte natyres tone mentalitetit dhe shtjellimit psikologjik. Nuk besojme se ketu behet fjale per reference pragmatiste te shqiptareve qe ne fakt e kunderta e saj do ti jepte pjellshmeri inteligjences artistike. Por ja qe te shtunen ne mbremje absurdi i Lumit tha me shume se cmund te derdellise shija artistike e socrealizmit te mykur ne kafene e ne biseda tavolinash e mes inatesh e xhelozish por ne fund me nje frenim te madh te shprehise artistike si liri dhe kreativitet personal nga regjisoret. Puna e regjise se Lumit ka treguar se kapacitetet krijuese nuk i ngjajne vegjetimit ne nje pellg por mbi nje rrjedhe qe mbarset qe ushqen luften me te mundimshme ekzistencen e teatrit. Aq me teper sfidat e tij jane tekstet. Aventurat e ofruara nga Lumi dukeshin qarte nje pune e paster estetike kur dhe mundesite e interpretimit dhe vendosja e ndjesive e perjetimeve personale zene vend. Kosova nuk e ka te lehte te ndahet nga dramat dhe trauma historike neper te cilen ka kaluar. Do te mjaftonte vetem ky fakt per te kuptuar permes shfaqjes pse Lumi vendos bombardime ne skene cifti i rrezikuar nga lufta dhe vrasja e tyre dhe kthimi i menjehershem ne jete per te intriguar ne nje histori tjeter po aq tragjike. Absurdi i rrefyer prej Lumit eshte nje porte e hapur e pasur me kreativitet nje produksion regjisorial qe mban mendimin prakticitetin dhe inteligjencen. Ajo cfare nuk shteron te regjisori i Kosoves jane shanset krijuese jo vetem si mundesi prej teatrit absurd por edhe duke adaptuar mesimet qe i duhen nje regjisori braktisjet nga klishete dhe stereotipat. Dialogu i famshem prej Kengetares tullace pra kjo e ciftit Martin ku teksti perseritet e perseritet dinamika hareja qe prodhon ne nje moment lirine ngasherimin romantizmin si dhe forma absurd luhet vallezohet kendohet ne nje sfide tragjike - mbetet si sfida konvencionale e interpretimeve nga Ionesko. Absurdi eshte sa shije e hidhur e ngjarjes se si njeriu arrin te mohoje dhe te shpalle ekzistencen e vet ne nje kohe aq edhe veteshkaterrim ironik veshur si nen nje mantel te zi arsyen si e vetmja shenje vetedije.