E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak - rrëmbehen studentet

Njerëz te armatosur kane marre peng 42 studente universitare ne qendër te Irakut. Lajmin e ka bere te ditur Khalid Abdul Satar, zedhenesi i trupës se policisë se provincës Niniveh, kryeqendra e se te ciles është Mosuli, rreth 390 km ne veri te Bagdadit. Sipas zedhenesit, rrëmbyesit kane ndaluar 2 autobusë me studente ne nje fshat pranë Mosulit. Drejtuesi i njërit prej autobusëve arriti te largohej me pasagjeret e tij, por tjetri eshte bllokuar dhe 42 studentet, te gjithe meshkuj, jane sekuestruar. Nderkohe 5 persona kane mbetur te vrare dhe mbi 17 te plagosur ne luftimet e nates ne Sadr City, lagje me shumice Shiite ne Bagdat, qe konsiderohet bastion I Ushtrise Al Mahdi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›