E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 18 viktima në sulmet ndaj policisë

Disa sulme ndaj forcave të rendit në Irak kanë shkaktuar 18 viktima. Sipas BBC, atentatet u kryen në një postbllok në veri të Bagdadit dhe në një qendër rekrutimi në Kirkuk.

Sunitët e lidhur me Al Kaedën kanë qenë përgjegjës për dhunën e kohëve të fundit në Irak.

Sulmet e së dielës vijnë vetëm disa ditë pasi 8 persona u vranë në një xhami në Kirkuk.

Edhe pse episode të tilla janë pakësuar ndjeshëm që nga viti 2006, duket se kohët e fundit sulmet janë shpeshtuar pas tërheqjes së trupave amerikane në dhjetor të vitit 2011.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›