Masat e kursimit, grekët sërish në protesta

Kursimet e ashpra kanë detyruar grekët të dalin sërish në protesta. Në Selanik, fermerët hodhën shalqinj në rrugë dhe dogjën një flamur të Bashkimit Europian, ndërsa rreth 15 mijë anëtarë të organizatave të tregtisë iu bashkuan demonstratave.
Nga ana tjetër edhe në kryeqytetin grek, Athinë mijëra pensionistë marshuan në rrugët e qytetit.
"Gjërat po përkeqësohen. Pensioni im është ulur shumë dhe është i vetmi burim të ardhurash që kam. Për fat të mirë kam shtëpinë time. Kam dhe dy vajza që janë pa punë",-tha Yannis Stouyiotis, një 70-vjeçar.
Reformat ekonomike të vendit do të vlerësohen nga zyrtarët e Komisionit Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që janë rikthyer në Athinë të premten dhe të do të thonë fjalën e fundit nëse Greqia do t`i marër apo jo këstin e ndihmës financiare prej 31.5 miliard eurosh.