Irak, 4 policë irakianë mbeten të vrarë nga sulmi kamikaz
Sipas burimeve zyrtare, një kamikaz e drejtoi me shpejtësi makinën e tij bombë drejt hyrjes së komisariatit në Hamdia, 10 km në lindje të Ramadit, kryeqytet i krahinës Al-Anbar, ish-bastion i al-Kaedës.
Atentati ndodhi rreth orës 10:30 me orën lokale dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.
Shpërthime me bomba ka pasur edhe në zona të tjera të vendit. Në Mosul, në veri të Irakut, një djalë i ri u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga një bombë që shpërtheu pranë vendit ku ata po luanin, bëri të ditur një burim policor.
Atentatet janë pothuaj të përditshëm në krahinën e Ninive, me qendër Mosulin.
Iraku po përballet që prej muajit gusht me një rritje të numrit të sulmeve. Gushti ishte më i përgjakshmi në këtë vend që prej një viti, duke shënuar një sfidë për kryeministrin Nuri al-Maliki, që paraqitet si kampion i kthimit të qetësisë.