E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëdhëniet mes Francës dhe Gjermanisë nuk ndryshojnë

"Nëse ju kërkoni që unë të them se do të ketë vështirësi mes Francës dhe Gjermanisë, këtë nuk e besoj. Do të ketë diskutime dhe përmirësime të nevojshme'', theksoi ministri i Jashtëm francez për radion ''France Inter".
     
Zgjedhësit gjermanë rizgjodhën dje si kancelare, konservatoren Angela Merkel, që pritet të krijojë një koalicion të qendrës së djathtë me liberalët.
    
"Ajo që ndodhi në samitin e G20-s është pak e rëndësishme pasi ne ramë të gjithë dakord, në mënyrë të veçantë gjermanët dhe francezët me britanikët përsa i përket qeverisjes së botës, dhe faktit që tashmë G20-ta do të luajë një rol të rëndësishëm'', theksoi Kushner.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›