E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak: 60 të vdekur nga shpërthimet në Bagdat

Policia irakiane thotë se një seri shpërthimesh të mëdha pranë ndërtesave të rëndësishme të Bagdatit shkaktoi vdekjen e të paktën 60 vetave dhe plagosjen e më shumë se 310 të tjerëve.

     Parlamenti irakian
Dita e sotme ishte më e përgjakshmja në kryeqytetin irakian që nga tërheqja e trupave luftarake amerikane nga zonat urbane më 30 qershor.

Njëri nga shpërthimet shkatërroi ndërtesa pranë Zonës së Gjelbër të fortifikuar rëndë, duke e mbuluar atë me mbeturina dhe me xhama të thyer. Shpërthimi ndodhi në afërsi të Ministrisë së Jashtëme irakiane dhe bëri që të thyheshin xhamat në ndërtesën e parlamentit.

Zyrtarët thanë se mortaja ranë edhe brenda Zonës së Gjelbër ku kanë selinë shumë ambasada të huaja dhe zyra të qeverisë.

Policia tha se një tjetër sulm me mortaja kishte si shënjestër ndërtesën e guvernatorit të Bagdatit, ndërsa një makinë shpërtheu pranë Ministrisë së Financave në Bagdatin verior.

Një shpërthim tjetër ndodhi në lagjen Salhiya të Bagdatit qendror ku janë vendosur bazat e ushtrisë. //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›