E Diel, 1 Nëntor 2026

Irak, 8 policë dhe ushtarë të vrarë nga disa sulme

Të paktën 8 policë dhe ushtarë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur gjatë disa sulmeve në mbarë Irakun.
 

Zyrtarët e sigurisë thanë se militantët kanë si shënjestër policinë dhe ushtrinë dhe kjo është vënë re në 9 sulmet e ndodhura këto ditë në Bagdad, Kirkuk, Mosul dhe në qytete të tjera.
 

Ndërkohë nga shpërthimi i një predhe në pjesën juglindore të Bagdadit, janë vrarë tre punëtorë dhe janë plagosur 8 të tjerë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›