Afganistan, ekzekutohet ushtari britanik

Një ushtar britanik është rrëmbyer gjatë orëve të natës nga një grup talebanësh dhe më pas është ekzekutuar me një të shtënë në kokë.
Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi anglez Daily Mirror, i cili publikoi ngjarjen dhe fundin e ushtarit britanik, që pasi u zhduk në mënyrë befasuese u rigjet i vrarë, në jug të Afganistanit.
Ndër të tjera sipas gazetës trupi i pajetë i ushtarit u gjet i hedhur në zonën pranë bazës britanike, aty ku kryente shërbimin,në një ditë që kryeministri britanik David Cameron vizitoi Afganistanin.