Kosove kontrabanda ne veri shkakton miliona humbje

Dogana e Kosovës jep shifra alarmante sa i përket kontrabandës në veri të Kosovës. Në një intervistë për Albanian Screen, drejtori i përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Naim Huruglica thotë se afër 100 milionë euro në vit llogaritet të ketë qenë vlera e mallrave serbe që janë futur në formë të kontrabandës në veri.
“Shënimet e vitit 2010 flasin për diku 260 milionë euro produkte të rregullta nga Serbia, kur kësaj i bashkëngjisim edhe diku mbi 100 euro mallra të kontrabanduara. Një sqarim. Duhet të bëjmë dallimin në mes taksave edhe mallrave, sepse në kur kemi thënë se humbjet në veri shkojnë 30 deri 40 milionë, ne gjithmonë kemi thënë humbje në taksa, por vlera e mallrave, sipas shënimeve tona, e cila nuk është zhdoganuar brenda vitit ka kaluar mbi 100 milionë euro mallra që kanë hyrë nga veriu i Kosovës, tani ky import nga Serbi ka arritur në zero”, thotë Huruglica.
Pas bllokimit të mallrave serbe vendet e rajonit nuk kanë treguar kapacitete të mjaftueshme për t’i zëvendësuar ato.
“Zëvendësimi i mallrave serbe nuk është duke ndodhur nga vendet e rajonit që janë pjesë e marrëveshjes së CEFTA-së. Arsyeja qëndron këtu se Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë ndonjë kapacitet për t’i zëvendësuar produktet serbe, ne kemi vërejtur një rritje të lehtë të mallrave nga Sllovenia, Gjermania, Italia ose vendet e tjera”, thekson ai.
Institucionet e Kosovës të dhënat edhe sasinë e eksportit nga Serbia por edhe për mallrat e futura në mënyrë të paligjshme në veri i kanë marrë nga Misioni EULEX, i cili ka vepruar që nga shpallja e pavarësisë në veri, e ku nuk kanë funksionuar doganat e Kosovës. Sipas drejtorit Huruglica, EULEX-i nuk ka bërë një kontroll të detajuar se çfarë malli është futur në Kosovë nga Serbia por vetëm është bazuar vetëm në deklarimet e transportuesve dhe kjo e lë të hapur mundësinë që vlera e kontrabandës të jetë edhe më e madhe, e rrjedhimisht kjo do të thotë se buxheti është dëmtuar edhe për disa milionë euro më shumë.
Bul Salihu