Rushaj: Biznesi jo interes për shtyrjen e amnistisë fiskale

Biznesi pavarësisht shtyrjes së afatit dhe reklamimit të procesit të amnistisë përsëri nuk ka treguar interesin e duhur për tu përfshirë në këtë proces. Në një konferencë për shtyp, Zv.ministri Alfred Rushaj ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të përfitojnë nga amnistia deri në fund të këtij muaji.
Një sukses sipas zv.ministrit Rrushaj është shënuar në rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme. “Shtyrja që i është bërë amnistisë fiskale ka rezultuar i suksesshëm përsa i përket individëve, pasi janë 10 mijë individë që kanë bërë rivlerësim të pasurisë së tyre të paluajtshme në muajt janar-shkurt” ka theksuar Rushaj.
Përsa i përket faljes së borxheve tatimore, Rushaj theksoi se gjatë këtyre dy muajve janë shqyrtuar 108 mijë raste ndërsa janë falur 10.8 miliard lekë ndërsa ka shtuar se tatimet që janë vendosur për këtë proces kanë qënë simbolike.
Qeveria ka shtyrë për një periudhë tremujore amnistinë fiskale, nga data 31 dhjetor 2011 deri më 31 mars 2012.Pas datës 1 prill administrata tatimore pritet të rifilloj punën për mbledhjen e të ardhurave.