E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: NATO, neutral ndaj statusit të Kosovës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka deklaruar sot në Bruksel, se aleanca veriatlantike “mbështet e dialogun Beograd-Prishtinë politikisht, nën ombrellën e Bashkimit Evropian, që është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza”.

Më tej, gjatë konferencës për shtyp në Bruksel, ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia, “duhet të gjejnë zgjidhje të përhershme për shumë çështje të rëndësishme dhe të kontribuojnë më procesin paqes dhe të stabilitetit në rajon”.

Sipas tij, trupat e NATO-s, “ kanë ruajtur sigurinë dhe mbrojtjen për të gjithë banorët e Kosovës, me kujdes, me vendosmëri dhe në mënyrë të paanshme” dhe se KFOR ndihmon në forcimin e paqes dhe të zgjidhjes politike për Kosovën, “duke vepruar neutral ndaj statusit”.

Zoti Ramsusen theksoi se në tërësi bie dakort me deklaratën e kryesuesit të Komitetit ushtarak të NATO-s, Knud Bartels, se “NATO-ja përpiqet të krijoj hapësirë për zgjidhje politike në veriun e Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›