Vrasja e Zymberit, arrestohet një person në cilësinë e të dyshuarit

Pas një pune të gjatë hetimore ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, Policia e EULEX-it ka arrestuar të enjten një person të dyshuar në lidhje me vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, të ndodhur më 26 korrik 2011.
Arrestimi u bë në fshatin Çabër në veri të Kosovës. Hetimi për vrasjen e Zymberit është duke u zhvilluar bashkarisht nga Policia e Kosovës, Policia e EULEX-it, dhe prokurorët vendorë e ata të EULEX-it.